-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

TMERRUESE: [VIDEO] Ja cfarë thonë banorët, për vandalizmin në Pallankë, ku banorët ortodoks kriminel e kishin thyer Xhaminë!!!

Më të lexuarat

Objekti i vetëm fetar në Kriva Pallankë për besimtarët muslimanë u thye mbrëmë nga banorët e besimit tjetër ortodoks. Me parruga kundër islamit, ata simuluan edhe një peticion, ku hodhën nënshkrimet për mbylljen e këtij objekti, i hapur vetëm një muaj më parë nga Myftinia e Kumanovës.

“Nuk di çfarë të them. Është vërtet për të ardhur keq. Janë kundër Islamit, nuk dëshirojnë të këtë muslimanë në Kriva Pallankë. Po i ngacmojnë gratë tona pse ato janë të mbuluara.. po na ofendojnë. Thanë që do e shkatërronin, dhe vërtet e thyen objektin. Nëse na ndihmon Myftinia, do ta rinovojmë, nëse jo edhe në gjendje të tillë do të falemi… ne nuk na pengon as shiu e as bora, a era, le ta shohin se ne mund të falemi edhe pa dritare”, tha Husein Kamberovski, Imam i Mesxhidit.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe, këtë që e bën vërtet është mëkat i madh.”

“Na kërcënojnë vazhdimisht, kur kalojmë rrugës na ofendojnë, na kërcënojnë pse jemi të veshura kështu…ne për asgjë nuk ju pengojmë”.

“Objekti i shkatërruar mbrapa meje është objekti i vetëm ku besimtarët muslimanë të Kriva Pallankës kryejnë ritet fetare. Ndërkohë në një anketë për

Qytetarët që anketuam shprehen kundër ndërtimit ose ekzistimit të një objekti të tillë”.

“Jam kundër, por mos më xhironi”.

“Duhet të demolohet, të mos ekzistojë fare.…për shkak se këtu jemi të krishterë, mund të them se është qyteti më I pastër me të krishterë në Maqedoni”.

“Më pengon, unë dje firmosa kundër. Nuk duam tjetër popull.. nëse është musliman, nuk na duhet”.

Muftiu Abedin Imeri i Myftinisë së Kumanovës, duke fajësuar për nxitje të urrejtjes kreun e Komunës së Kriva Pallankës, bëri thirrje për tolerancë.

“Jemi jashtëzakonisht të prekur dhe në reagimin tonë kemi kërkuar edhe nga organet e rendit që të merren masa… njerëzit që e kanë bërë këtë akt, të dalin para ligjit dhe të ndëshkohen se nëse kështu i vazhdojmë punët nuk mund të ketë bashkëpunim, tolerancë dhe bashkëjetesë”, u shpreh Abedin Imeri, myfti i Kumanovës.

Ndërsa në njoftimin e policisë së Kumanovës thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbulimin e autorëve të veprës. Policia ka kryer ekspertizën dhe ka verifikuar xhamat e thyer, dëmtimin e inventarit të brendshëm, ndërsa ka marrë në pyetje edhe 40 banorë të lagjes ku gjendet objekti fetar. Deri tani, nuk ka të dhëna për të ndaluar apo të akuzuar konkret për veprën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit