Kolonializëm kulturor – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Perëndimi nuk ka kolonizuar përmes armëve vetëm tokat dhe territoret, ku dikur shtriheshin qytetërime dhe kultura shpesh më të vjetra sesa ai, por përmes globalizmit dhe eksportit të kulturës dhe qytetërimit të tij, ka kolonizuar edhe qasjet dhe mendësinë e njerëzve, të cilët pa e kuptuar, i gjykojnë kulturat dhe civilizimet e ndryshme, si të mira apo të liga, të bukura apo të shëmtuara, pikërisht përmes syve të akademizmit, kulturës dhe qytetërimit perëndimor.

Kultura dhe qytetërimi i sotëm perëndimor mund të ketë shumë anë pozitive, ashtu siç ka edhe mjaft anë të errëta dhe negative, por mbi të gjitha, nuk është as “kultura e shenjtë” dhe as “qytetërimi hyjnor”, ku duhet të gjykohen dhe vlerësohen të gjitha kulturat dhe qytetërimet e tjera.

Dekolonizoni mendimin o njerëz, e ju o intelektualë, sepse kolonizimi i saj është pushtimi më i keq që i bëhet lirisë njerëzore!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit