Shikoje ku e gjen veten tek këta kategori njerëzish dhe ku qëndron ti.
Zoti na bëftë neve edhe juve nga këta!
Pejgamberi i Allahut ﷺ ka thënë:
“Më të mirët nga ju janë ata që mësojnë Kur’anin dhe ia mësojnë atë të tjerëve.”
Sahih al-Bukhari (5027)
Dhe ﷺ ka thënë:
“Më të mirët nga ju janë ata me moral më të mirë.”
Sahih al-Bukhari (6035)
Dhe ﷺ ka thënë:
“Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët në shlyerjen e borxheve.”
Pra: kur e shlyen borxhin.
Sahih al-Bukhari (2305)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët ndër ju janë ata prej të cilëve pritet e mira dhe nga të cilët je i sigurt nga e keqja.”
Sahih at-Tirmidhi (2263)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët nga ju janë më të mirët për familjen e tyre.”
Sahih Ibn Hibban (4177)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët nga ju janë ata që ushqejnë njerëzit dhe u përshëndesin me selam.”
Sahih al-Jami’ (3318)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët ndër ju janë ata që tolerojnë më shumë vend në rreshtat e faljes.”
Pra: i hapin rrugë atyre që duan të hyjnë në rreshtin e faljes.
Sahih at-Targhib vet-Terhib (234/1)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët nga njerëzit janë ata që jetojnë gjatë dhe bëjnë vepra të mira.”
Sahihul-Xhami’ (3297)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët nga njerëzit janë ata që janë më të dobishëm për njerëzit.”
Sahih al-Jami’ (3289)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët shokë pranë Allahut janë ata që janë më të mirët për shokun e tyre, dhe më të mirët fqinjë pranë Allahut janë ata që janë më të mirët për fqinjët e tyre.”
Sahihul-Edebil-Mufred (84)
Dhe ﷺ tha:
“Më të mirët nga njerëzit janë ata me zemër të pastër dhe gjuhë të sinqertë.”
Ata thanë: “Ne njohim gjuhën e sinqertë, po ç’është zemra e pastër?” Ai s.a.v.s tha:
“Është (zemra) e pastër dhe e devotshme, jo e ngarkuar me mëkate, me padrejtësi, me urrejtje, apo me zili.”
Sahihul-Xhami’ (3291)
Zoti na bëftë të gjithëve nga këta!
