Pergjigje: Allahu, subhanehu ue teala, e bëri haxhin detyrim për ata që kanë mundësi për ta kryer. E bëri njërin nga pesë kushtet e Islamit. Ndaj, çdo musliman duhet t’i kryejë detyrimet dhe t’iu nënshtrohet urdhrave të Tij, duke shpresuar në shpërblim, duke pasur frikë nga dënimi i Tij i ashpër dhe duke pasur bindje të fortë se Allahu, subhanehu ve teala, është i Urtë dhe bindje të fortë në urtësitë e ligjit të Tij. Ai është Mëshirues për robërit e Tij. Nuk ka zbritur ndonjë ligj e të mos ketë dobi i gjithë njerëzimi në të. Ndaj, robi duhet t’u nënshtrohet urdhrave të Allahut me një nënshtrim të sinqertë dhe besnik, edhe pse nuk i di urtësitë e ndonjë urdhri. Ndalimi i veshjes së rrobave të qepura gjatë kryerjes së haxhit dhe umres ka shumë urtësi prej tyre: përkujtimi i Ditës së Gjykimit, ditën dhe momentet e ringjalljes, sepse njerëzit ringjallen të zhveshur e më pas mbulohen. Gjatë përkujtimit të momenteve të ringjalljes stimulohet shpirti dhe njeriu, ndaj largohet nga veset e këqija, si mendjemadhësia dhe fodullēku, shpirti ndjen barazinë, vëllazërinë, unitetin, i përkujton të varfrit dhe të gjorët, ndjen përgjegjësi për të gjithë, sepse nuk ka dallim mes të varfrit dhe të pasurit, mes të bardhit dhe të ziut, shumë e shumë urtësi të tjera që ka haxhi dhe mosveshja e rrobave të qepura.
[Komisioni i përhershëm për fetva)
