Marrëveshje armëpushimi mes Houthive dhe SHBA-së me ndërmjetësimin e Omanit
Ministria e Jashtme e Omanit njoftoi se përpjekjet intensive diplomatike të udhëhequra nga Sulltanati i Omanit, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe palët përkatëse në Sana, kanë rezultuar me arritjen e një marrëveshjeje për ndërprerjen e zjarrit mes palëve, e cila përfshin ndalimin e sulmeve të ndërsjella.
▪️ Sipas marrëveshjes, të dyja palët angazhohen të mos sulmojnë njëra-tjetrën në të ardhmen, përfshirë anijet amerikane në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab el-Mandeb — një hap që pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në garantimin e lirisë së lundrimit dhe lëvizjes së pandërprerë të transportit tregtar ndërkombëtar në një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë.
