Medreseja Alauddin mbajti Garat e Diturisë 2025

Më të lexuarat

 

Më datë 17.04.2025, u mbajtën Garat e Diturisë 2025, gara këto tradicionale në shkollën tonë. Medreseja i organizoi garat e përgjithshme me përfaqësim të shumicës së lëndëve fetare, gjuhësore dhe shkencore, në nivel të klasëve 10-të, 11-të, dhe 12-të, në kuadër të tri paraleleve të saj në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Garat u zhvilluan në hapësirat e Medresesë në Prishtinë, ato i hapi drejtori i shkollës, Mr. Fadil Hasani, i cili e potencoi rëndësinë e garës në dije dhe në nxënie të saj.

Gara u zhvillua në platformën Kahoot, në një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë të mbajtur nga nxënësit dhe nxënëset e shkollës të të tria paraleleve.

Fituesve iu ndanë certifikata dhe shpërblime, ndërsa pjesëmarrësve mirënjohje për pjesëmarrje.

Pas mbylljes së garave nga drejtori i shkollës, të gjithë pjesëmarrësit dhe stafi drekuan së bashku duke diskutuar joformalisht rrjedhën e garës dhe përgëzuan nxënësit fitues dhe të gjithë të tjerët për edhe një palë gara të përfunduara suksesshëm, duke i nënvizuar anët pozitive si dhe lëshimet e mundshme në përgatitjen, projektimin dhe menaxhimin e tërësishëm të institucionit të garës për dijen.

 

Rezultatet dhe Fituesit

 

 

Vendi i Parë – 10/1 Prishtinë (Haris Gashi, Muhamed Hasangjekaj, Omer Musliu)

Vendi i Dytë – 10/6 Prizren (Amar Sagdani, Habill Velija, Muhamed Danuza)

Vendi i Tretë – 10/2 Prishtinë (Amër Bahtiri, Enes Gashi, Engjëll Stublla)

VENDI I PARË – 10/7 Prizren (Ehlimana Karaxhi, Emira Hasani, Jusra Ukallo)

VENDI I DYTË – 10/4 Prishtinë (Erva Durguti, Merisa Podvorica, Rejana Çunaku)

VENDI I TRETË – 10/3 Prishtinë (Esma Bahtjari, Hilale Avdyli, Seuda Gjikolli)

VENDI I PARË – 11/2 Prishtinë (Uvejs Beqiri, Ensar Mustafa, Haris Rexhepi)

VENDI I DYTË – 11/7 Gjilan (Adi Memeti, Musab Islami, Shuajb Bunjaku)

VENDI I TRETË – 11/5 Prizren (Salahudin Poniku, Admir Imeri, Uvejs Berisha)

VENDI I PARË – 11/6 Prizren (Erleta Bekolli, Rejsa Ejupi, Rejhane Krasniqi)

VENDI I DYTË – 11/3 Prishtinë (Anisa Bajrami, Anika Saiti, Daria Smajli)

VENDI I TRETË – 11/8 Gjilan (Esma Dalipi, Ruvejda Pajaziti, Nejla Bytyqi)

VENDI I PARË – 12/5 Prizren (Benjamin Kasapi, Semin Shehu, Musa Xhekaj)

VENDI I DYTË – 12/2 Prishtinë (Amar Gjikolli, Omer Demolli, Roni Bajoku)

VENDI I TRETË – 12/1 Prishtinë (Visar Rama, Shpëtim Smajli, Ensar Januzaj)

VENDI I PARË – 12/6 Prizren (Hana Durguti, Rumejsa Abidini, Shejma Mazllami)

VENDI I DYTË – 12/7 Prizren (Enesa Karaxhi, Figena Karimani, Natyra Berisha)

VENDI I TRETË – 12/3 Prishtinë (Besira Smajli, Erisa Begolli, Sumeja Tahiri)

Certifikatë për kontribut dhe realizimin e logos së garave, iu nda nxënësit Visar Rama – 12/1.

Programin e garave e moderoi nxënësja e klasës 12/4, Xhezide Osmani.

Drejtori, Mr. Fadil Hasani

Kryetari i Komisionit, Dr. Xhevdet Rusinovci

Prof.Almedin Ejupi, anëtar dhe administrues i garës

Dr. Selatin Mehani, anëtar

Prof. Merita Boroci, anëtare

Mr. Kujtim Jashanica, anëtar

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit