6.6 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

GJUMI PAS NAMAZIT TË SABAHUT

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është gjykimi për t’bërë gjumë pas namazit të sabahut, a e bën (gjumi pas namazit të sabahut) zemren e ngurtë? A konsiderohet ky mendim munker/i shpifur? Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij.

Pergjigje: Nuk ka dëm të flini pas namazit të sabahut dhe ne nuk dimë asgjë që do të ishte problem në lidhje me këtë. Është përhapur mes njerëzve se nuk është mirë, ose kjo dhe ajo, por nuk ka dëshmi për këtë. Kështu që gjumi nuk është i keq pas sabahut. Dhe për të fjetur poashtu pas namazit të ikindis- as për këtë nuk ka dëm.

Por është më mirë nëse personi ulet pas namazit, kërkon falje nga Allahu, e lavdëron Atë, etj derisa të lindë dielli. Kjo është ajo që Profeti (salallahu alejhi ue selam) bënte. Nëse nuk arrini ta bëni këtë, nuk ka dëm në të. Për ata që plotësojnë nevojat e tyre ose flenë, ky nuk është problem.

 

Shejh Bin Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit