3.3 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Ngritja në këmbë kur parakalon xhenazja!

Më të lexuarat

Pyetja: Në qoftë se muslimani është në xhami dhe e sheh ndonjë xhenaze, a duhet të ngrihet në këmbë?

Përgjigja: Ashtu kuptohet hadithi në përgjithësi, porse kjo është e pëlqyer (mustehab). Kush nuk ngrihet, s’ka të keqe, sepse ngritja është sunet dhe nuk është vaxhib. Kjo për shkak se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndonjëherë është ngritur në këmbë, e ndonjëherë jo. Kjo aludon se nuk është vaxhib!

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Mendimi më i saktë është se kur parakalon xhenazja, njeriu ngrihet në këmbë, sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka urdhëruar për këtë dhe po ashtu e ka vepruar vetë, pastaj e ka lënë këtë veprim. Kurse, për t’i bërë bashkë këto dy veprime, që njëherë e ka vepruar dhe njëherë e ka lënë, vetë fakti që nuk e ka vepruar ndonjëherë është sqarim se kjo nuk është vaxhib.”

| Fetawa 17/112 |.

Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit