-3.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Hamasi i dorëzon tre pengjet izraelite Kryqit të Kuq sipas marrëveshjes së Gazës

Më të lexuarat

Korrespondenti i Anadolut raportoi se tre pengjet u dorëzuan nga krahu i armatosur Brigadat Al-Qassam i Hamasit në sheshin Saraya në Qytetin Gaza

Grupi i rezistencës palestineze Hamas i ka dorëzuar Kryqit të Kuq tre pengjet izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve.

Korrespondenti i Anadolut raportoi se tre pengjet u dorëzuan nga krahu i armatosur Brigadat Al-Qassam i Hamasit në sheshin Saraya në Qytetin Gaza.

Ushtria izraelite konfirmoi se ishte njoftuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) se janë dorëzuar tre pengjet femra, respektivisht Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrechet.

Ushtria izraelite tha se ICRC-ja tani po i sjell tre pengjet te forcat izraelite brenda Rripit të Gazës.

Korrespondenti i Anadolut tha se një numër i madh i anëtarëve të Hamasit dhe automjeteve të tyre u mblodhën në Qytetin Gaza gjatë procesit të dorëzimit.

Marrëveshja e armëpushimit të Gazës hyri në fuqi sot në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT) pas disa orësh vonesë për shkak të akuzave izraelite ndaj Hamasit për vonimin e lëshimit të listës së pengjeve që do të liroheshin. Fillimisht ishte planifikuar të fillojë në 8:30 të mëngjesit me orën lokale (06:30 GMT).

Që nga 7 tetori i vitit 2023, të paktën 47 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 110.700 të tjerë janë plagosur në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Lufta izraelite ka lënë më shumë se 11 mijë njerëz të tjerë të zhdukur, me shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.

Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën gjenocidale në eklavën palestinezse gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit