4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Siri: Rusia koordinon sulmet me forcat qeveritare

Më të lexuarat

Vala e sulmeve ruse nga ajri, në Siri, është bërë në koordinim me forcat qeveritare, të paktën në katër pika të kryengritësve, në perëndim të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) , ka thënë se aeroplanët ushtarak rus, kanë zhvilluar sulme të “fuqishme” në dy provinca siriane.

Sulmet janë kryer në provincën Hama dhe në Idlib.

SOHR ka deklaruar se nuk ka raporte të menjëhershme për viktima, të cilat kanë qenë “më të fuqishme se zakonisht.”

Drejtori i grupit monitorues Rami Abdel Rahman, ka thënë se “për herë të parë sulmet ajrore janë zhvilluar në të njëjtën kohë edhe me sulme nga toka mes forcave të qeverisë dhe rebelëve.”

Rebelët sirianë, Turqia dhe disa vende perëndimore kanë akuzuar Rusinë se ajo po i godet edhe fokat e moderuara rebele, e jo vetëm militantët e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit