0.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Spjegim nga Kurani  rreth rrotullimit të planetit Tokë

Më të lexuarat

Pyetja: Sipas Kuranit a sillet dielli rreth tokes apo toka rreth diellit?

Përgjigja: Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Fillimisht dua të sqaroj se qëllimi kryesor i zbritjes së Kuranit nuk është shpjegimi i shkencës, porse shpjegimi i besimit të drejtë në Allahun, të cilin duhet ta ketë çdo njeri, si dhe mënyrën e adhurimit të Allahut të Lartësuar. Kjo nuk nënkupton se Kurani nuk përmban aspekte shkencore, porse këto aspekte nuk janë qëllimi final i Kuranit.

E dyta: Aspektet shkencore që i përmend Kurani, ndonjëhere janë të lehta për t’u kuptuar, e ndonjëherë janë të thella, të cilat nuk mund të kuptohen vetëm se përmes hulumtimeve të thella shkencore dhe mjeteve të sofistikuar për zbulime shkencore.

E treta: Gjuha e Kuranit në lidhje me aspektet shkencore është shumë precize, por edhe e përgjithshme, pa u lëshuar në shumë detaje.

E katërta: Nuk ka mundësi në asnjë mënyrë që, të vërtetat shkencore (jo edhe hipotezat) të jenë në kundërshtim me atë që e tregon Kurani në lidhje me aspektet shkencore. Kjo, për faktin se Krijuesi i fenomeneve shkencore dhe Rrëfyesi i tyre në Kuran, është i Njëjti, pra, Allahu i Lartësuar.

E pesta: Allahu i Lartësuar përmend në Kuran se gjithçka në univers lëvizë dhe noton në rrugën të cilën Ai ia ka përshkruar. Si rrjedhojë, edhe dielli, por edhe toka lëvizin, rrotullohen, apo edhe notojnë, sikurse është situata me tokën.

E gjashta: Lëvizja e diellit është përmendur shumë qartë në Kuran, dhe atë në disa vende, si: “…Ibrahimi i tha atij (Nemrudit): Allahu e sjell diellin (çdo ditë) nga lindja, atëherë (nëse ti je zot) sille atë nga perëndimi”. (Bekare 258). “Dhe ti e shihje diellin kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë…” (Kehf 17). Këtu Allahu i Lartësuar ia përshkruan lëvizjen diellit.
Mirëpo lëvizja e diellit (rrotullimi i tij), nuk nënkupton me doemos mosrrotullimin e tokës. Madje në Kuran nuk ka asnjë ajet që e mohon rrotullimin e tokës, përkundrazi Allahu i lartësuar në lidhje me këtë thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën të ju mbajë dhe që rrotullohet”. (Murselatë 25).
Gjitashtu shekncëtarët muslimanë dhe jomuslimanë me koncenzues thonë se toka rrotullohet.

E shtata: Rrotullimi i tokës nuk bie ndesh me stabilitetin e saj, sepse ajo edhe rrotullohet edhe nuk vërehet nga krijesat që janë në të, për faktin se ajo rrotullohet së bashku me sferat mbështjellëse të saja.
E teta: Agjensioni hapësinor “Nasa” në lidhje me rrotullimin e diellit dhe tokës thotë:

  • Tokës i duhen 23 orë e 56 minuta e 41 sekonda për ta përfunduar rrethrrotullimin reth boshtit të vet.
  • Diellit i duhen 24 orë për ta mbaruar rrethrrotullimin rreth boshtit të tokës, e të kthehet në zenit, aty kus ishte.
  • Nëse shikojmë nga pika më e lartë e poleve të veriut, vërehet rrotullimi i tokës rreth diellit në anën e kundërt të rrotullimit të akrepave të orës.
    Përderisa u qartësua se edhe toka e edhe dielli levizin dhe rrotullohen, dhe përderisa tekstet kuranore nuk e precizojnë se cila rrotullohet rreth cilës, atëherë për këtë çështje duhet të kthehemi te njohësit e kësaj shkence, dhe, siç e potencuam më lartë se të vërtetat shkencore nuk mund të bien ndesh me shpalljen hyjnore. Ashtu siç porosit Allahu i Lartësuar: “Pyetëni njerëzit e dije (përkatëse) nëse ju nuk dini për to”. (Nahl 43).
    Së fundmi: Çështje se a rrotullohet dielli rreth tokës apo toka rreth diellit, nuk është prej çështjeve që ndërlidhet me dispozitat sheriatike (haram, vaxhib e të ngjashme), as nuk ndërlidhet ndonjë obligim sheriatik me të. Mu për këtë, me këtë çështje duhet të merren shkencëtarët e kësaj fushe, dhe nuk ka nevojë të lodhet me të secili person.
    Allahu e di më së miri.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit