2.2 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Fragment rrënqethës nga Siria post Assad: “Oh Zoti im, ka dritë!”

Më të lexuarat

I burgosuri i traumatizuar që nuk beson se është i lirë

Momenti tronditës kur një burrë u lirua nga një prej burgjeve famëkeqe të regjimit të Asadit në Siri u kap në kamera nga CNN, me të burgosurin në mosbesim se po lirohej.

Zbulimi i burrit me origjinë nga Homsi u bë ndërsa një gazetare e CNN po kërkonte informacione për shokun e saj të burgosur amerikan, Austin Tice.

Siç shihet në video, burri ishte nën batanije dhe për disa sekonda qëndronte i palëvizur, ndoshta ngaqë kishte frikë se kush po i fliste.

Kur kryengritësi, i cili më herët kishte qëlluar bravat e qelisë për të hyrë, foli me të, i burgosuri ngriti duart dhe bërtiti “Unë jam qytetar, jam qytetar”.

Minutat pasuese janë të ftohta me njeriun tashmë të liruar që e mban fort dorën gazetares amerikane dhe i thotë “O Zot, ka diell, o Zot, dritë!”, kur e nxjerrin nga burgu.

Siç përshkroi ai, ishte arrestuar tre muaj më parë dhe ishte dërguar në Damask për t’u marrë në pyetje për telefonin e tij celular.

“Qëndro me mua, rri me mua”, dëgjohet duke thënë burri duke u dridhur teksa tregon se hera e fundit që kishte ngrënë apo pirë diçka ishte katër ditë më parë.

“Prej tre muajsh nuk kam dëgjuar asgjë për fëmijët dhe familjen time”, thotë i tronditur burri, i cili duke dëgjuar se “Siria është e lirë”, pyet “a është e vërtetë?”. Më pas puthet në kokë nga kryengritësi që e ccliroi.

Por kur Gjysmëhëna e Kuqe mbërriti në vendngjarje, burri filloi të dridhej me burrat që kujdeseshin për të duke u përpjekur ta qetësonin duke thënë “je mirë, Gjysmëhëna e Kuqe do të të shpëtojë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit