3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Mesazhi i parë i stërthënë nga kreu i ri i Këshillit Evropian

Më të lexuarat

Antonio Costa, darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, tha mbrëmë presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa pas një darke joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Le të punojmë për ta realizuar atë”, tha Costa në rrjetin social X, duke shtuar se ky ishte mesazhi që ai së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaia Kallas dhe Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, dhanë në darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një zyrtari të paidentifikuar të BE-së, Costa dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan zhvillimet e fundit në rajon dhe kontekstin më të gjerë evropian, si dhe mënyrën më të mirë për të mbështetur partnerët për t’u afruar me Unionin dhe për të bërë përparim në procesin e anëtarësimit.

Vrull i ri në marrëdhëniet me rajonin

Costa ftoi gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale në një kohë kur BE-ja po fillon një cikël të ri lidershipi dhe një agjendë të re strategjike, me zgjerimin si prioritet gjeostrategjik, shtoi ky zyrtar i BE-së.

Në darkë morën pjesë Kallas dhe Kos, dhe qëllimi i darkës, sipas zyrtarit, ishte që Costa të takohej me liderët e Ballkanit Perëndimor që në fillim të mandatit të tij dhe të konfirmojë angazhimin e tij për t’i dhënë një vrull të ri marrëdhënieve me rajonin.

Darka ishte gjithashtu një mundësi për t’u përgatitur për samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 18 dhjetor në Bruksel. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit