-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrest për Netanyahun dhe zyrtarë të lartë të Izraelit dhe Hamasit

Më të lexuarat

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe zyrtarë të lartë të Hamasit.

Bëhet e ditur se ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për luftën në Gaza dhe sulmet e tetorit 2023 që shkaktuan ofensivën e Izraelit në territoret palestineze.

Një tjetër urdhërarrest është lëshuar edhe për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al Masri, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, vendimi e kthen Netanyahun dhe të tjerët në të kërkuar ndërkombëtarisht dhe ka të ngjarë t’i izolojë më tej ata dhe të komplikojë përpjekjet për të negociuar një armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit 13-mujor.

Por implikimet praktike të gjykatës mund të jenë të kufizuara pasi Izraeli nuk është anëtar i saj dhe disa nga zyrtarët e Hamasit janë vrarë në konflikt.

Ndryshe, Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë e kanë dënuar urdhrin e kryeprokurorit Karim Khan, duke iu referuar si i turpshëm dhe antisemitik. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit