2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A i fshin pendimi mëkatet e së kaluarës?

Më të lexuarat

Dikush mund të thotë: Dëshiroj të pendohem, por çfarë më garanton faljen e Allahut nëse pendohem? Unë dëshiroj të ndjek rrugën e sigurtë, por më ndërhyn ndjenja e dyshimit. Si­kur ta dija se Allahu m’i fal gjy­nahet, do të pendohesha!

I them atij: Atë që ti ndien në shpirtin tënd e kanë ndier në shpirtrat e tyre edhe të tjerë para teje, sa­ha­bët e Resu­lull-llahut alejhi selam.

Sikur të ndalesh pak e të mendosh për këto dy rastet vi­jue­se, hamendja ka për t’u larguar nga shpirti yt, me le­jen e Allahut.

Imam Muslimi (rahimehull-llah) na përcjell rastin e pranimit të Isla­mit nga Amër ibën Asi, i cili thotë: “Kur Allahu e da­shu­roi Islamin në zemrën time, i shkova Pejgam-berit alej­hi selam dhe i thashë: “Zgjate të djathtën, se dua të ta jap besën.” E zgjati të djathtën e unë i tërhoqa duart e mia. Atëherë më tha: “Ç’ke, o Amër?” I thashë: “Desha të shtroj disa kushte.” Ai më tha: “Çfarë kushtesh?” I thashë: “Të më falen gabimet!” Ai ma ktheu: “A nuk e di, o Amër, se Islami i fshin të kaluarat, edhe hixhreti i fshin të kaluarat, por edhe haxhi i fshin të kaluarat?”

Imam Muslimi transmeton, nga Ibni Abbasi (radijAllahu anhuma), se disa njerëz nga mushrikët kanë bërë vrasje, saqë e kanë tepruar, gjithashtu kanë bërë zina, saqë e kanë tepruar. Pastaj erdhën te Muhammedi alejhi se­lam dhe e pyetën: “Ajo që po thua dhe po ajo në të cilën na thërret është vërtet e mirë. Sikur të na lajmëroje se, për atë që kemi bërë, ka falje, atëherë do ta pranonim!” Atëherë zbri­ti ajeti kur’anor: “Dhe ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeri përveç kur e meri­ton, në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndër­­sa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin.” (Furkan: 68)

 Gjithashtu ajeti tjetër: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” (Zumer: 53)

 

Titulli:Dëshiroj të pendohem, por…
Autori:Muhammed Salih el-Munexh-xhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit