6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Scholz thirrje liderëve të BE-së: Më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre

Më të lexuarat

“Si Bashkim Evropian, si evropianë, ne duhet të bëjmë së bashku gjithçka që është e nevojshme për sigurinë tonë. Kjo do të jetë veçanërisht e suksesshme nëse secili bën pjesën e vet”, tha kancelari gjerman Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje vendeve të Evropës që të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Scholz në deklaratën e tij për gazetarët në Samitin joformal të Liderëve të BE-së në Budapest të Hungarisë tha se “Si Bashkim Evropian, si evropianë, ne duhet të bëjmë së bashku gjithçka që është e nevojshme për sigurinë tonë. Kjo do të jetë veçanërisht e suksesshme nëse secili bën pjesën e vet”.

Ai tha se Evropa dhe bota po përballen me vështirësi të mëdha dhe se me luftën Rusi-Ukrainë, lufta është kthyer në Evropë. “Rusia pushtoi Ukrainën dhe vazhdon këtë luftë me brutalitet të pandryshueshëm. Gjithashtu shohim vazhdimisht edhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye është e nevojshme dhe e drejtë që Evropa dhe BE-ja të qëndrojnë së bashku dhe të jenë të fortë së bashku”, theksoi Scholz.

Scholz potencoi përpjekjet e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Evropës dhe vuri në dukje se me rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes vendi i tij tani ka arritur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2 për qind.

Kancelari gjerman u bëri thirrje edhe vendeve të tjera evropiane që të ndjekin të njëjtën rrugë.

Ai nënvizoi se ishte e drejtë dhe e nevojshme që në Samitin në Budapest të diskutohej edhe për zgjedhjet presidenciale në ShBA. “ShBA-ja është vërtet aleati më i rëndësishëm i Evropës. Ne veprojmë së bashku për sigurinë tonë në kuadër të bashkëpunimit transatlantik dhe NATO-s. Do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të mirë me presidentin e ardhshëm amerikan dhe çështja se si mund të arrihet kjo ka qenë objekt i diskutimit tonë”, tha Scholz.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit