-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si të veproj kur shoh gabime në xhami?

Më të lexuarat

Pyetje: Si të veproj kur shoh gabime në xhami? Kam frikë se më poshtërojnë nëse i këshilloj?!

Pergjigje:
Ata duhet t’i këshillosh. Nëse të poshtërojnë, atëherë ti ke shpërblim tek Allahu. Të mos i këshillosh njerëzit nga frika se të poshtërojnë, kjo është frikë nga shejtani. Shejtani të bën vesvese që të mos i këshillosh të tjerët dhe ai e ka vendosur këtë frikë në zemrën tënde, kështu ti ke frikë se ta kthejnë këshillën me fjalë të këqija, të nënçmojnë etj. Edhe Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e kanë nënçmuar, poshtëruar, i kanë thënë llagape të ndryshme, fjalë ofenduese e fyese. Mirëpo, kjo nuk e ka ndalur prej thirrjes në rrugën e Allahut. Kështu që, ti duhet t’i këshillosh të tjerët, mirëpo këshillën ta bësh në mënyrën më të mirë, të duhur e me butësi, duke i thënë tjetrit se të dua për hir të Allahut, të kam vëlla mysliman, prej dashurisë për hir të Tij është që të këshillohemi për të mirë e të ndalojmë nga e keqja, Allahu na ka obliguar të këshillohemi. Kështu gradualisht shkon deri te gabimi i tij, e jo direkt t’i thuash “bëre gabim” ngase kështu ai e pranon më vështirë. E nëse ai ta kthen me të keqe e të thotë “shihe punën tënde” apo “unë i di punët e mia”, ti veçse e ke kryer obligimin para Allahut.

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është obligim për çdo mysliman dhe secili e bën këtë gjë sipas mundësive që ia ka dhënë sheriati. Nëse njeriu është udhëheqës, e ka obligim që t’i urdhërojë për të mirë e t’i ndalojë nga e keqja me dorë ata që janë nën të. Nëse nuk është udhëheqës, këtë (urdhërimin dhe ndalimin me dorë) nuk e ka obligim. Nëse njeriu i thjeshtë sheh një të keqe në rrugë, nuk e ka obligim ta ndryshojë atë me dorën e tij. Mirëpo, e jep këshillën, nëse edhe këtë e ka nën mundësi. Nëse as këtë nuk e ka në mundësi, atëherë atë të keqe e urren me zemër. Krejt kjo varet nga pozita të cilën njeriu e ka në shoqëri.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit