-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, dr. Taufik bin Fauzan al Rabiah

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga Arabia Saudite, i udhëhequr nga ministri i Haxhit dhe Umres, dr. Taufik bin Fauzan al Rabiah.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava dhe ministri Al Rabiah diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, si dhe për format dhe mundësitë e thellimit dhe të intensifikimit të këtij bashkëpunimi.

Myftiu Tërnava shprehu vlerësimet më të larta për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame dhe shtetit të Arabisë Saudite. Ai më pas e njohu mysafirin me të kaluarën e Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat përballen myslimanët e këtij vendi.

“Jeni sot këtu në vendin e shqiptarëve myslimanë, jeni këtu në vendin ku vëllezërit tuaj luftuan fort për fe dhe atdhe, deri në çlirimin e vendit. Na sulmuan, keqtrajtuan dhe na vranë vetëm për faktin se jemi myslimanë dhe shqiptarë, por falë Zotit sot jemi të lirë. Andaj, unë e kam për obligim të falënderojë Arabinë Saudite për lidhjen e saj të ngushtë si gjatë kohës së luftës ashtu edhe pas saj” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana tjetër, ministri i Haxhit, dr. Al Rabiah, u shpreh tejet i lumtur që për herë të parë po viziton Kosovën, duke potencuar faktin se Bashkësia Islame e Kosovës është e dalluar te Qeveria e Saudisë për përkushtimin e saj ndaj besimtarëve, si gjatë haxhit, njashtu edhe gjatë umres.

“Ne si Ministri, së bashku me Bashkësinë Islame të Kosovës kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, për çka edhe është si rrjedhojë edhe ky takim i sotëm. BIK-u është i dalluar edhe gjatë kohës së haxhit dhe umreve të ndryshme me përkushtimin e saj ndaj haxhilerëve, për çka e bënë të dalluar nga të tjerët. Bashkëpunimi ynë me Bashkësinë Islame është i rëndësishëm në shumë sfera dhe si për t’u dëshmuar është marrëveshja jonë e arritur sot me Qeverinë e Kosovës për Aviacionin Civil me kontribut të BIK-ut” – tha ndër të tjera ministri Al Rabiah.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha sferat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit