Pyetja: Jam një motër muslimane dhe punoj me drejtësi. Kam një pyetje dhe dua të jem sa më e shkurtër. Burri im ka 4 vëllezër dhe ai është i dyti. Tre vëllezërit e tjerë nuk janë kujdesur për prindërit, janë larguar me gratë e tyre dhe kanë dashur t’ia lënë barrën vetëm burrit tim. Ai u ka hapur derën dhe ka thënë se janë të mirëpritur tek ne. Unë jam kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për prindërit e tij. Vjehrra rri me ne, por pensionin që merr ia dërgon djalit të vogël, edhe pse ai ka kushte të mira. Ne jetojmë në Zvicër.
Desha të marr një përgjigje, sepse gjithmonë thuhet që duhet të kujdesemi për prindërit, por ka edhe prindër që nuk janë të drejtë ndaj fëmijëve. Për më tepër, djali i vogël nuk vjen asnjëherë për t’i parë prindërit, madje as për Bajram. Vjehrra prapë ia jep atij paratë nga pensioni i saj.
Përgjigje:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.
Motër e nderuar, jo rrallë herë fëmijët sprovohen me prindër të komplikuar, jo të drejtë, madje edhe abuzues. Megjithëkëtë kjo nuk i liron ata nga përgjegjësia ndaj tyre për kujdes dhe mirësjellje. Madje edhe nëse prindi është i vrazhdë me fëmiun ai duhet të jetë i butë me të, edhe nëse ai e dëbon ky duhet t’i afrohet. Edukata në komunikim, butësia në sjellje, dhe ineteresimi për të mirën e prindit janë norma që nuk ndryshojnë pavarsisht rrethanave. Allahu fuqiplotë ka gjykuar në Kur’an për një çështje që është edhe më e ndijshme se kjo që po përmendni ju. Ka ndodh që njëri nga shokët e të Dërguarit s. a.v s Sad ibn Ebi Vekkasi pasi kishte pranuar Islamin nëna e tij e kishte keqpërdorur dashurinë dhe raportin e veçantë që e kishte me të duke e shantazhuar që ose do të kthehet në mosbesim ose ajo do të braktisë ngrënjen, e pirjen dhe hijen derisa të vdes që pastaj njerëzit të thonë se Sadi e ka mbytur nënën e vet. Mirëpo ai tregoj vendosmëri dhe ia bëri të qartë nënës së tij se pavarisht veprimeve ekstreme të saj ai nuk hjek dorë assesi nga bindja e tij. Por, interesant është urdhëri i Allahut për të ruajtur raportin e mirë edhe në këtë rast me këtë lloj prindi anipse i ka shapllur armiqësi vet Atij s.v.t.. E po të na e linte në dorë gjykimin neve njerëzve si krijesa të dobëta emocionale që jemi ne do të mbanim qëndrim negativ ndaj tyre me braktisje e leçitje e çka jo tjetër. Por ja si urdhëron Allahu në këtë rast: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë .Nëse ata dy orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” (Suretul Lukman, 14-15)
Pra edhe në rast kur prindi i bën presion fëmiut të vet që ai të braktis Islamin e të mohojë Allahun, mirësjellja në çështje tjera ndaj tij nuk bie.
Në rastin konkret, shumë keq që vjehrra juaj nuk është e drejtë me juve, por ajo ka përgjegjësinë e saj si nënë dhe për atë do të merret në pyetje e do të jep llogari. Nëse ajo nuk përmbush përgjegjësinë e saj dhe sillet padrejtësisht, kjo nuk ia lejon djalit të saj që t’ia kthejë me padrejtësi. Përkundrazi ai duhet ta trajtojë me drejtësi e bëmirësi ngase, megjithatë të mirat e nënës nuk kanë të sosur. Ju vazhdone kujdesin dhe mirësjelljen me të duke synuar shpërblimin e Allahut s.v.t i cili i din të gjitha dhe dijes së Tij nuk i fshehet asgjë. Dhe Ai nuk ua humb mundin mirëbërësve. Ndërsa ata të tjerët të cilët kanë braktisur nënën dhe kanë shkëputur lidhjen me të duhet sa më parë të pendohen tek Allahu dhe të përmirësojnë raportin e lidhjen me të, përndryshe janë duke e ngarkuar shpirtin e tyre me njërin prej gjynaheve më të mëdha.
Vallahu teala a’lem.
Burimi: pergjigje.net