8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?!

Më të lexuarat

“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni”? (El-Bekare : 44)

Allahu në këtë ajet na tregon një realitet të jehudëve, ku të mirat këtu nënkuptojnë besimin dhe mirësitë që kryhen të nxitura prej besimit, ku si pyetje përmban qortim dhe habi : Pra, si është e mundur që i urdhëroni njerëzit për të mira, gjersa e keni harruar veten tuaj nga ky urdhërim, meqenëse ju jeni ata të cilët po e lexoni Librin që u është zbritur, a nuk po logjikoni kur e lexoni këtë Libër, i cili urdhëron të jeni ju përfaqësuesit e parë të cilët urdhëroni në besim dhe vepra të mira.

Ngjajshëm me këtë, përshkruhet sot gjendja e disa prej muslimanëve të cilët nuk hezitojnë të “urdhërojnë për të mirë” nëse dikush prej rrethit të tyre bën ndonjë lëshin eventual – e kjo pasi që jemi qenje njerëzore e nuk parapritet të jemi të pagabueshëm – e nuk janë fare logjikues të lëshimeve të veta edhe pse ndoshta ndonjëherë mund të jenë lëshime shumë më të mëdha se sa të shembullit që u përfol më parë, por të njëjtit “nuk ka kush t’i urdhëron për të mirë”, e njëkohësisht kanë harruar dhe vetet e tyre e fare nuk logjikojnë!

Andaj tha Allahu:
“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni”?
“Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni”! (Es-Saf : 2,3)

Andaj, nga e gjithë kjo mësojmë se është e detyrueshme për njeriun ti kuptojë këto tre përgjegjësi:
Së pari: Ta nënshtrojë fillimisht veten për punë të mira dhe ta ndalojë atë nga punët e këqija
Së dyti: Ta zbatojë tek të tjerët urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, pasi që e ka përkryer mbi veten e tij
Së treti: Ta rishikojë gjithësecili veten dhe pozitën e tij, e ta nxjerrë në pah se a është i denjë për të kaluar në përgjegjësinë e dytë apo duhet ta edukojë veten në përgjegjësinë e parë!

Uvejs Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit