13.6 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

A i lejohet femrave heqja e qimeve të fytyrës?

Më të lexuarat

Në këtë ka mospajtime mes dijetarëve, mirëpo mendimi më i saktë është përveç vetullave, i lejohet femrës t’i heqë qimet e fytyrës, si: qimet mbi buzë. Nëse i heq qimet e kësaj pjese nuk vërehet se ka ndryshuar diçka, ngase origjina është që femra të mos ketë qime në atë pjesë. Ajo që i ndalohet është heqja e qimeve të vetullave. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë se nëse femra i heq vetullat, e ndryshon krijimin e Allahut. Kur e vepron këtë gjë, i ndryshon krejt pamja e saj, pra e ndryshon krijimin e Allahut. Dijetarët që e lejojnë heqjen e qimeve të fytyrës (përveç vetullave) thonë se nuk ka ndalesë për këtë gjë. Në kohën e të Dërguarit ka ekzistuar kjo gjë. Përderisa nuk ka ndalesë, gjërat mbeten të lejuara, siç është parim në Islam. Sa i përket qimeve të pjesës ndërmjet dy vetullave te gruaja, mendimi më i saktë është se lejohet të hiqen ngase nuk konsiderohen prej vetullave.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit