-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vizita e Presidentit Erdogan në Tiranë përmes fotove

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë, ku konfirmoi edhe një herë marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Vizita e Presidentit Erdogan në Tiranë nisi me ceremoninë zyrtare të pritjes nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me të cilin zhvilloi edhe një takim kokë më kokë.

Më pas Erdogan u prit në takim nga kryeministri Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto album me momentet me të vecanta nga nga pritja e Presidentit Erdogan.

Në kuadër të kësaj vizite u zhvillua po ashtu mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve ku u nënshkruan edhe tre marrëveshje.

Vizita e presidentit turk u përmbyll me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e konsideruar më e madhja në Ballkan dhe e realizuar si një dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë në Shqipëri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit