9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si shprehet dashuria për të Dërguarin e Allahut në jetën tonë?

Më të lexuarat

Dashuria për të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem)

Dashuria për të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) është një nga parimet e rëndësishme të fesë. Megjithëse ajo është një ndjenjë e zemrës, pasojat e saj shfaqen në gjymtyrët e njeriut, sjelljen dhe veprimet e tij. Kjo dashuri ka tregues që bëjnë dallimin mes atij që është i vërtetë dhe atij që është thjesht pretendues në këtë dukuri.

Prova më e madhe për këtë dashuri është bindja ndaj të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) dhe ndjekja e tij. Sa më tepër të rritet dashuria, aq më tepër rritet dhe ndjekja e udhëzimeve të Profetit (salallahu alejhi ue selem). Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që Allahu t’ju dojë dhe t’ua falë gjynahet.” [Ali Imran: 31].

Një provë tjetër e kësaj dashurie është madhërimi dhe respektimi i tij, si dhe edukata e mirë ndaj tij. Ne duhet ta lavdërojmë atë për shkak të gradës së tij si profet, ta preferojmë atë përpara çdo krijese tjetër, të respektojmë hadithet e tij dhe të shtojmë salavate për të.

Një shenjë e kësaj dashurie është gjithashtu referimi në Sunetin e tij, mbrojtja dhe përhapja e tij. Në të kundërt, adhurimi i tij, duaja drejtuar atij, bërja e mevludit dhe poezitë që përmbajnë kërkimin e ndihmës prej tij, si dhe ekzagjerimi në të drejtën e tij duke e ngritur mbi gradën e njerëzve dhe duke kaluar në atë hyjnore, nuk janë shenja të dashurisë për të.

http://telegram.me/Dobifikh

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit