14.8 C
Pristina
Friday, September 27, 2024

Jetoj në Perëndim dhe kam bërë shumë harame, përfshirë zina. Tani bashkëjetoj me një të krishterë dhe kemi një fëmijë. Dua të pendohem, por nuk di si.

Më të lexuarat

Pyetje: Unë jetoj në një nga shtetet perëndimore. Para se të vija në këtë vend, isha një besimtar i cili falej dhe agjëronte, mirëpo shejtani më largoi nga rruga e Allahut (subhanehu ue teala). Kam bërë një sërë haramesh, ndër të cilat zinaja me femra të ndryshme. Me njërën bashkëjetoj, ajo është e krishterë dhe me të kam një fëmijë. Tashmë jam i pikëlluar nga gjynahet e mia dhe dëshiroj të pendohem dhe t’i kthehem rrugës së drejtë, por nuk po di si të veproj. Ju lutem, më jepni një përgjigje.

Përgjigja:
Allahun e falënderojmë, kurse paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

I nderuari vëlla,
Elhamdulilah, falëndero Allahun pa ndal që të është kujtuar të pendohesh dhe të kërkosh zgjidhje për problemin. S’ka dyshim se kjo gjendje dhe situatë e jotja është argument i madh se ti je nisur në rrugën e pendimit, sepse fillimi i pendimit është keqardhja që ndien njeriu nga gjendja e tij e keqe.

Së pari: Kushtet e pendimit janë të regjistruara në linkun që e ke më lart dhe ato duhet t’i realizosh.

Cilat janë kushtet e pendimit?

Së dyti: Nëse dëshiron të vazhdosh jetën me këtë grua me të cilën jeton dhe ke fëmijë me të, duhet të kurorezohesh me të nëse dëshiron që bashkëjetesa me të të jetë hallall.
Së treti: Kujdesu për udhëzimin tënd dhe udhëzimin e gruas tënde, e cila nuk është muslimane.
Së katërti: Përpiqu që fëmija dhe fëmijët që do të vijnë të mbeten muslimanë dhe t’u japësh edukatë islame.
Vetëm kështu mund t’i ndihmosh vetes për udhëzim të plotë, përndryshe, rreziku për devijim mbetet vazhdimisht i pranishëm. Secili njeri gabon dhe rrëshqet, mirëpo kur e di se ka Zot, i cili e ka krijuar dhe i cili vazhdimisht e hap dorën në mëngjes që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, dhe e hap dorën në mbrëmje që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës;
Kur e di njeriu se ka Zot, i cili gëzohet kur pendohet robi i Tij;
Kur e di njeriu se ka Zot, i cili i do ata që pendohen.
Kur i kujtohen të gjitha këto gjëra, pse të mos pendohet, pse të mos i kthehet Zotit të vet, pse të mos kërkojë falje për gabimet e veta?
Andaj, mos u ndal në këtë rrugë, zbatoji këshillat e mësipërme dhe krijo elemente mbrojtëse nga devijimi, sepse nëse e mbjellim një gjë, duhet edhe të kujdesemi për të që të mos dëmtohet dhe prishet pasi që është rregulluar.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit