-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nëse nuk arrimë dot t’ia falim namazin e xhenazes dikujt, a mund t’ia falim xhenazen më pas në mungesë?

Më të lexuarat

Pyetje: Nëse nuk arrimë dot t’ia falim namazin e xhenazes një muslimani që ka vdekur a mund t’ia falim namazin e xhenazes më pas në mungesë pasi është varrosur?

Përgjigje: Namazi i xhenazes është farz kifaje, pra nëse një grup nga muslimanët ia kanë falur të vdekurit namazin e xhenazes rrëzohet si normë detyrimi për të tjerët që nuk kanë qenë prezent. Kurse për sa i përket atyre që nuk e falën dot namazin a mund t’ia falin përsëri pasi është varrosur? Dijetarët për këtë ndajnë dy mendime.

Medh’hebi Shafi dhe ai Hanbeli e lejojnë dhe e shikojnë të pëlqyer namazin e xhenazes për të tjerët pas varrosjes. (el-Mexhmu Sherh el-Muhedheb 5/245 dhe Masail-imam Ahmed 3/1425).

Kurse medh’hebi Hanefi dhe ai Maliki e ndalojnë namazin e xhenazes pas varrimit nëse është falur më parë dhe e lejojnë vetëm në rastin kur është varrosur pa iu falur xhenazja. (el-Mebsut 2/69 dhe Xhami el-Umehat 1/141).

Argumentet e lejimit dhe pëlqyeshmërisë janë të ndryshme, por argumenti më i fortë dhe i qartë është hadithi që e përcjell Ebu Hurejre i cili tregon se një njeri apo një grua që pastronte xhaminë kishte vdekur dhe Profeti (alejhissalatu uesselam) kishte pyetur për të. Kur e lajmëruan se kishte vdekur tha: “Pse nuk më lajmëruat? Më tregoni ku e ka varrin!” Shkoi te varri dhe ia fali xhenazen. Transmetoi Buhariu nr 1337.

Në një version tjetër të Ibn Abbasit tregohet se sahabët u rreshtuan pas tij dhe ia falën namazin e xhenazes. Transmetoi Buhariu nr 1321

Nga ky hadith kuptojmë se namazi i xhenazes mund të falet te varri i vdekurit dhe nëse i është falur njëherë xhenazeja më parë. Gjithashtu shohim se nuk është vepër e veçantë për Profetin (alejhissalatu uesselam) sepse atij iu bashkangjitën dhe të tjerë dhe se nuk është e nevojshme të falet namazi në një vend tjetër në mungesë sikur ia ka falur Nexhashiut në mungesë, sepse Nexhashiu kishte vdekur në Etiopi dhe falja e namazit të xhenazes në prezencë ishte e pamundur, andaj mund të falet te varri sikur tregon hadithi i lartpërmendur.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit