20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Cilat janë detyrimet e vajzave të martuara ndaj prindërve të tyre pas martesës?

Më të lexuarat

Pyetje:

Si ndryshojnë përgjegjësitë e vajzave të martuara ndaj prindërve dhe cilat janë detyrimet e tyre?

Përgjigja:

Falënderimet tona janë për Dhuruesin e të gjitha begative, ndërsa përshëndetjet tona me salavate dhe selame janë për të dashurin e Allahut, Muhamedin s.a.v.s., familjen e tij fisnike dhe shokët e tij besnikë.

Obligimi i përkujdesjes dhe mirësjelljes ndaj prindërve nuk bie asnjëherë, as për vajzat, as për djemtë, as para martese, as pas martese. Madje, ky obligim nuk bie as pas vdekjes së tyre. Kështu, vajza pas martesës duhet të harmonizojë mes obligimeve ndaj burrit dhe atyre ndaj prindërve. Në rastet normale, kjo është e mundur dhe e realizueshme. Mirësjellja me prindërit është sipas nevojave të tyre dhe mundësive të fëmijëve. Nevojat nuk janë vetëm fizike; ato mund të jenë edhe emocionale, prandaj duhet kujdesur për prindërit në të gjitha aspektet.

Prandaj, vajzat e martuara duhet të gjejnë mënyrën dhe kohën e përshtatshme për t’i vizituar dhe për t’u kujdesur për prindërit, në atë mënyrë që nuk bie ndesh me përgjegjësitë e tyre ndaj bashkëshortëve.


Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit