-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A lejohet falja e namazit me ato rroba në të cilat Ka papastërti por që është tharë?

Më të lexuarat

Pyetja: A lejohet falja e namazit me rroba në të cilat ka ndonjë papastërti por që është tharë?
Pergjigja: Nuk ka dallim ndërmjet papastërtisë së thatë dhe asaj të njomë përsa i përket detyrimit të largimit të saj kur dëshiron të fal namzin. Kjo bazohet në kuptimin e përgjithshëm të teksteve islame, të cilat theksojnë se rrobat e dikujt duhet të jetë e pastër gjatë faljes së namazit. Këto tekste nuk bëjnë dallim midis papastërtisë së thatë dhe asaj të lagësht(njomë)
Transmetohet prej Esma bint Ebu Bekrit, se kishte thënë: – Një grua e kishte pyetur të dërguarin e Allahut -sal-la Allahu alejhi ue sel-lem- dhe kishte thënë: “O i dërguari i Allahut, çfarë mendon kur rrobën e ndonjërës prej neve e lag gjaku i menstruacioneve, çfarë duhet të bëjë?” I dërguari i Allahut -sal-la Allahu alejhi ue sel-lem- iu përgjigj: “Kur rrobën e ndonjërës prej jush e lag gjaku i menstruacioneve, le ta pastrojë duke e fërkuar, pastaj ta lajë (spërkatë) me ujë e pastaj të falet me të!” (Buhariu)

Fjalët në hadithin e përmendur: “Kur rrobën e ndonjërës prej jush e lag gjaku i menstruacioneve, le ta pastrojë duke e fërkuar, pastaj ta lajë (spërkatë) me ujë” tregojnë se duhet hequr papastërtia edhe kur është e thatë(terur), sepse pastrimi duke e fërkuar bëhet vetëm në rastin e diçkaje që është tharë.

Pyetje për Shejh Salih El-Feuzanin (Allahu e mëshiroftë):

  • Pyetje: Nëse urina ka prekur në një rrobë dhe më pas është tharë, a konsiderohet ende e papastër ajo rrobë? A është e detyrueshme larja e vendit të lagur? Nëse një person e prek atë, a duhet të lajë vendin që e ka prekur?
  • Përgjigje: “Papastërtia nuk mund të hiqet nga rrobat, përveçse duke e larë me ujë të pastër. Nuk mjafton që papastërtia thjesht të thahet. Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë për gjakun menstrual që ka rënë(prekur) rrobën e një gruaje: “Kur rrobën e ndonjërës prej jush e lag gjaku i menstruacioneve, le ta pastrojë duke e fërkuar, pastaj ta lajë (spërkatë) me ujë e pastaj të falet me të!”. (Buhariu). Prandaj, është thelbësore që të lahet papastërtia nga rrobat para se të falet me to.

Nëse njeriu prek një papastërtin kur ajo ështe ende e lagët(njomë), duhet të lajë atë pjesë të trupit që e ka prekur, sepse papastërtia është bartur në të. Ndërsa për papastërtinë e thatë, nuk ka nevojë të lahet ajo pjesë e trupit që e ka prekur, sepse papastërtia nuk bartet në këtë rast.”

Dhe Allahu e di më së miri.

https://islamqa.info/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit