1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A e dini çfarë thotë Islami për marrjen e tokës me padrejtësi?

Më të lexuarat

Kujdes në marrjen e diçkaje me pa të drejtë

Islami ka parime të forta rreth drejtësisë dhe pronës. Një nga paralajmërimet më të fuqishme është rreth marrjes së tokës së dikujt tjetër pa të drejtë.

  Ibn Xheriri tregon, se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani pati një mosmarrëveshje me disa njerëz rreth një toke. Ai shkoi tek Aisha -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- dhe ia përmendi asaj këtë çështje. Ajo iu përgjigj duke thënë:

  “O Ebu Seleme, lëre atë tokë! Me të vërtetë i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë: ‘Ai që përvetëson vetëm një pëllëmbë të tokës së dikujt, ajo do t’i lidhet për qafe nëpër shtatë Tokat.’” (Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi në Musnedin e vet)

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

Kush merr diçka nga toka pa asnjë të drejtë, ajo do të jetë e lidhur prej tij deri në Ditën e Gjykimit nëpër shtatë Tokat.” (Buhariu)

https://telegram.me/Mesofenetende

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit