-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse është kaq i rëndësishëm sprovimi në Islam?

Më të lexuarat

Koncepti i sprovimit

Sprovimi është futja e robit në situata të ndryshme për të zbuluar realitetin e tij, siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran:
“Ne ju sprovojmë me të këqija dhe me të mira, provim për ju dhe te Ne do të ktheheni” (Sure El-Enbija: 35).

Komentuesit e Kuranit shpjegojnë:
“Kjo do të thotë: Ne ju sprovojmë me atë që e pëlqeni dhe me atë që e urreni. Ne ju vëmë në provë me to për të parë si do të falënderoni në lidhje me atë që doni dhe si do të duroni në lidhje me atë që e urreni”.

Sprova e njerëzve:
Të gjithë njerëzit do të sprovohen herë me fatkeqësi e herë me mirësi, sepse realiteti i robit shfaqet vetëm në këtë mënyrë. Pas fjalës sprovë, Allahu i madhëruar përmend sërish fjalën “provim për ju” apo “fitne”, e cila në origjinën e saj përdoret për floririn dhe sermin kur futen në zjarr për të larguar lëndët e huaja dhe për të marrë vetëm flori dhe serm të pastër.

Shkëputur nga libri: “Histori të Bukura të Rrëfyera nga Profeti Muhamed -alejhi selam- qëllime dhe dobi.”
Historia e tre vetave që u vunë në provë nga Allahu i madhëruar.


Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit