8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A mund të fal akshamin pak para hyrjes së kohës së jacisë?

Më të lexuarat

Pyetja: Më ka ndodhur që të fal akshamin pak pa hyrë koha e jacisë, për shkak se kam qenë në punë. Disa herë kam arritur ta falë akshamin në kohë, por ndonjëherë e kam bërë pa hyrë koha e jacisë, edhe pse me vonesë. A është e saktë kjo që kam bërë? Doja të dija nëse llogaritet siç duhet.Në disa raste, më ka ndodhur të fal akshamin edhe 30 minuta ose 1 orë para hyrjes së kohës së jacisë?

Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut s.v.t. e përshëndetjet me salate dhe selame janë për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s

Namazi është adhurimi kryesor me të cilin besimtarët janë të obliguar pesë herë në ditë në kohë të përcaktuara. Këto kohë kanë fillimin dhe mbarimin e tyre dhe përderisa falen brenda limiteve të tyre janë në rregull. Në përgjithësi falja e namazit në kohën fillestare të tij është e preferuar dhe vonimi i tij pa arsye është i urrejtur fetarisht. Me theks të veçantë nëse ai vonim shkon deri në cepin tjetër përfundimtarë të kohës. Për më tepër namazi i ikindisë dhe akshamit. Por megjithatë nëse arrinë të falen brenda kohës obligimi kryhet.
“O Allah më ndihmo të të përmend e të falenderoj dhe të mirëadhuroj.” Kjo është një lutje e preferuar pas namazit të cilën ua sygjerojmë ta bëni pas namazeve tuaja.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit