0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Orban, “ofertë” për t’u larguar nga BE

Më të lexuarat

Zhvillimi që tregon krizën ku po zhytet Europa

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Vladislav Teofil Bartoshevski, shprehu dyshime për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe NATO pas deklaratës së kryeministrit hungarez Viktor Orban se Varshava po udhëheq një politikë hipokrite ndaj Moskës.

Bartoshevski theksoi se, ndryshe nga Orban, vendi i tij nuk bën biznes me Rusinë pas sulmit në Ukrainë dhe se politika e tij aktualisht është antievropiane, anti-ukrainase dhe antipolake, raporton agjencia PAP.

“Nuk e kuptoj pse Hungaria dëshiron të mbetet anëtare e organizatave që nuk i pëlqejnë aq shumë dhe që gjoja e trajtojnë keq”, tha Bartoshevski.

Ai pyeti veten pse Orbán nuk krijon një bashkim me Putinin dhe disa shtete autoritare të këtij lloji.

“Është kështu: nëse nuk dëshiron të jesh anëtar i një klubi, mund të largohesh gjithmonë”, shtoi ai.

Është ky një ndër ato zhvillime që tregon krizën në të cilën po gjendet BE në zhvillimet e ethshme gjeopolitike, ku paralajmërohet dhe zhbërja e saj madje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit