-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

AI QË QESH I FUNDIT, QESH MË SHUMË!

Më të lexuarat

Mohuesit dhe hipokritët i përqeshin në këtë botë besimtarët dhe robërit e mirë të Allahut, siç thotë Allahu në Kur’an:

“إِنَّ الَّذِينَ أَجْرَمُوا كَانُوا مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا يَضْحَكُونَ. وَإِذَا مَرُّوا بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ”. (المطففين: ٣٠-٢٩)

“Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në këtë botë) me ata që besonin. Dhe kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy”. (El-Mutaffifin: 29-30)

Në botën tjetër, Allahu i Lartësuar do t’ua kthejë njësoj atyre, duke ua mundësuar besimtarëve të qeshin me këta mohues, siç thotë Allahu në Kur’an:

“فَالْيَوْمَ الَّذِينَ آمَنُوا مِنَ الْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ”. (المطففين: ٣٤)

“E sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit”. (El-Mutaffifin: 34)

Lidhur me këtë ajet, et-Taberi thotë:
“Banorëve të zjarrit, duke qenë në zjarr, u thuhet: ‘Dilni!’ Atëherë, atyre u hapen dyert e zjarrit, dhe kur i shohin ata – të hapura, vrapojnë drejt tyre me qëllim që të dalin, ndërkohë që besimtarët e shikojnë këtë pamje, të ulur në kolltuqe. Dhe sapo ata arrijnë pranë dyerve të zjarrit, ato mbyllen përnjëherë!”
Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:

“اللَّـهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ”. (البقرة: ١٥)

“Allahu tallet me ta”. (El-Bekare: 15)

Në atë rast, qeshin edhe besimtarët kur shohin se si u janë mbyllur atyre dyert për të dalë!

Jahja Hondozi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit