3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Përse goditet Buhariu dhe Sahihu i tij

Më të lexuarat

Libri absolutisht më i saktë në të cilin ska asnjë dyshim në përcjelljen e tij është libri i Allahut Kurani. Ai është kat’ij ethbuut sepse rrugët e përcjelljes në çdo hallkë të zinxhireve janë muteuatira, (është përcjellë nga një numër i lartë transmetuesish brez pas brezi deri sot). Ai është fjala e Allahut dhe Allahu ka premtuar se do ta ruajë vetë atë. Shkrimi i tij nga shkruesit e shpalljes dhe transmetimi i tij muteuatir nga qindra sahabë hafizë u jep siguri besimtarëve në përcjelljen e tij nga koha e Profetit deri më sot.

Pas librit të Allahut librat më të saktë në përcjelljen e vahjit janë Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit, dhe më i saktë nga këto të dy është Sahihu i Buhariut.
Buhariu është imami i dijetarëve në shkencën e hadithit. Ymeti kanë rënë dakord për saktësinë e haditheve të tij.
Thënia: “Libri më i saktë pas Kuranit është Sahihu i Bubariut, ka dalë nga gojët e dijetarëve. Thotë Hafiz Ibn Kethiri: Ka ixhma të dijetarëve për saktësinë e Sahihut të Buhariut dhe të gjitha haditheve të tij. Në Sahihun e tij ka shumë pak hadithe (për vetëm 4 prej tyre disa dijetarë kanë rënë në kundërshtim nëse janë të sakta apo jo, por Buhariu i ka konsidueruar të pranueshme dhe i ka përmendur në Sahih si të sakta) Në sahihun e Muslimit hadithet mukhtelef fiha (hadithet për të cilat s’ka dakortësi në saktësinë e tyre) janë pak më shumë sepse kushtet e pranimit të hadithit kanë qenë më të rrepta te Buhariu se sa te Muslimi.
Ndërsa librat e tjerë të synetit si: Suneni i Ebu Daudit, Suneni i Tirmidhiut, suneni i Nesaiut dhe suneni i Ibn Maxhes, Musnedi i Imam Ahmedit, Suneni i Ibn Hibanit, e shumë të tjerë, -libra që kanë mbledhur synetin e Pejgamberit- përmbajnë edhe hadithe të dobëta, ndaj dhe ka dijetarë të hershëm dhe të vonshëm që kanë punuar shumë me këto hadithe për të seleksionuar hadithet e sakta nga ato të dobëta. Dijetarët e hadithit kanë punuar dhe kanë verifikuar edhe hadithet e Buhariut dhe Muslimit dhe kanë dalë në këtë konstatim, pra kanë pranuar që ato kanë mbledhur vetëm hadithe të sakta, ndaj dhe janë quajtur Sahiha – të Saktit.

Nëse shigjeta e kuranistëve drejtohet mbi Sahihun e Buhariut kjo do të thotë që pjesa tjetër e synetit është më e lehtë për ta sulmuar, duke pretenduar se janë hadithe të dobëta. Pra kjo është të qëllosh e të godasësh mbi qendrën e synetit të pejgamberit tonë të dashur. E si mund të na vinte neve fjala e Profetit -alejhi selam- vetëm se nëpërmjet dijetarëve? Nëse do ishte kaq e lehtë të hidhnim poshtë punën dhe përpjekjen e dijetarëve për ruajtjen e synetit duke synuar që të humbim dhe konsideratën tonë për ta, vallë kë duhet të besojmë e të ndjekim, njerëzit që s’kanë erë nga dija dhe injorantët e guximshëm?!

Thonë se librat e haditheve janë shkruar 200 vjet pas vdekjes së Profetit!
Duhet të dimë se ata që kanë përcjellë Kuranin kanë përcjellë dhe hadithet. Edhe pse Kurani është shkruar nga 40 e ca shkrues ai është mbledhur në kohën e Ebu Bekrit, dhe është shumëfishuar në 7 kopje në kohën e Othmanit dhe baza e vahjit -pra Kuranit dhe haditheve- kanë qenë kraharorët e tyre dmth memorizimi. Ata ishin njerëz që mësonin shumë lehtë përmendësh dhe ata i mbështeteshin më shumë memories se sa shkrimit edhe pse dihej që shkrimi ishte më i sigurtë.
Ata ishin edukuar me besnikërinë ndaj fesë, ndaj Kuranit, ndaj Profetit dhe e dinin se çndëshkim kishte ai që gënjente qëllimisht për Profetin dhe shpifte hadithe nga vetja e vet.

Ata kur përcillnin fjalën e Profetit ose ndonjë ether (gjurmë hadithesh) ishin tepër të saktë qoftë dhe në një shkronjë të vetme, kur në to gjen psh të përmendet nëse ka apo jo një و apo pëshkruhet saktë se: “ka dyshuar te kjo fjalë transmetuesi”.

Pra si mund të lihen dijetarët dhe përpjekja e tyre e jashtëzakonshme në mbledhjen, ruajtjen dhe përcjelljen e synetit e ti besohet një njeriu të thjeshtë që hedh një fjalë në erë dhe as ia ka idenë për të keqen dhe dëmin e asaj që përhap?!
Nëse ata e besojnë Kuranin, ata nuk e kuptojnë Kuranin.
“Por kë humb Allahu atë s’ka kush e udhëzon”.

Shkroi: Teuta Xeka

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit