-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024


E pasur dhe mizore? Vjen dënimi për familjen më të pasur britanike

Më të lexuarat

Pretendimi i drejtësisë zvicerane për Hindujat: Qeni i tyre, mbi shërbëtorët!

Familja më e pasur britanike u dënua me burg për shfrytëzimin e shërbëtorëve në vilën e tyre në Gjenevë.

Katër anëtarë të familjes më të pasur britanike u dënuan me burg për shfrytëzimin e shërbëtorëve që sollën në vilën e tyre në Gjenevë nga India, shkruan BBC të shtunën.

Një gjykatë zvicerane dënoi Prakash Hinduja, gruan e tij Kamal, djalin Ajay dhe gruan e tij Namrata për shfrytëzim dhe punësim të paligjshëm. Ata morën dënime nga katër deri në katër vjet e gjysmë, por u liruan nga akuza për kontrabandë me qenie njerëzore.

Avokatët e tyre kanë njoftuar se do ta ankimojnë këtë vendim. Robert Assael, një nga avokatët, tha para gjykatës se ishte i tronditur dhe se do të luftonte për klientët e tij deri në fund.

Tre punëtorë u sollën nga India dhe familja Hinduja dyshohet se i paguante vetëm shtatë paund në orë për ndërrime ditore 18-orëshe, që është dhjetë herë më pak se paga minimale për orë e vendosur nga ligji zviceran. Hindujët u konfiskuan pasaportat e punëtorëve.

Shërbëtorët pretendojnë se familja e pasur, pasuria e së cilës vlerësohet në 37 miliardë paund, rrallë i lejoi ata të largoheshin nga shtëpia, e vendosur në një lagje të pasur të Gjenevës.

Gjatë gjykimit, prokurorët theksuan se familja shpenzoi më shumë për qenin e tyre sesa për shërbëtorët.

Por mbrojtja pretendoi se punonjësit merrnin përfitime bujare, nuk mbaheshin të izoluar dhe mund të largoheshin nga rezidenca kur të donin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit