0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Armenia njeh shtetin e Palestinës

Më të lexuarat

“Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë

Armenia ka njoftuar njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

“Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë.

Ministria armene tha se më herët vendi ka mbështetur rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ku Izraeli që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 37 mijë palestinezë.

Ministria armene gjithashtu dënoi sulmet izraelite ndaj infrastrukturës civile dhe dhunën kundër popullatës civile.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit