-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vetëkontrolli i tepruar dëmton shëndetin

Më të lexuarat

Refuzimi i gëzimeve të çastit për të realizuar qëllimet afatgjata duket si i justifikuar. Pikërisht këtë formë të sjelljes psikologët e quajnë “vetëkontroll”, “vetëpërmbajtje” ose “disiplina e rreptë”. Vetëkontrolli dhe përgjegjësia është një veti e karakterit të njeriut ose element që mund të përdoret për parashikimin e karakterit të ardhshëm të të rinjve. Personat me vetëpërmbajtje të dobët ndikohen më lehtë nga ambjenti, që i rrethon dhe veçanërisht nga faktorët negativë.

Edhe kur përballen me faktorë negativë të realitetit siç është varfëria, arsimimi në nivel të ulët, pasiguria etj, personat me vetëkontroll dhe këmbëngulës, nuk ndikohen shumë prej tyre, por shënojnë arritje në shkollë dhe karrierë. Por vetëkontrolli i tepërt ka vetëm një dobësi, që shfaqet tek të rinjtë gjatë rritjes së tyre. Pavarësisht arritjeve pozitive në shkollë apo jetë ata ka raste kur lodhen prej gjendjes së tyre.

Sipas studimeve më të fundit, thuhet se gjatë përpjekjeve për të përballuar gjendjen e tyre të varfërisë, pasigurisë dhe faktorë të tjerë negativë, trupi i këtyre fëmijëve me nivel të lartë vetëkontrolli ndikohet nga pasojat dhe shumë qeliza të trupit të tyre vdesin para kohe.

Në të kundërtën, individët e sukseshëm që rriten në një ambjent pozitiv dhe pa probleme sociale kanë dhe një gjendje të mirë shëndetësore. Te këta individë vërehet se krahas suksesit të madh në karrierë gëzojnë edhe shëndet të mirë.

Ky rezultat mund të shpjegohet me dukurinë psikologjike të “John Henryism”-it, sipas së cilës në kushtet e mungesës së përkrahjes dhe burimeve të nevojshme, personat që kërkojnë suksesin dhe kanë objektiva të qarta ecin me këmbëngulje përpara, duke harxhuar më shumë energji. Kjo dukuri ka marrë emrin e John Henry-t, i cili u bë një legjendë në shekullin e 19-të. Në një garë shpimi në hekurudhë, ai arriti të fitonte ndaj makinës së shpimit me avull. Por pasi arriti këtë mision të pamundur, John vdiq nga aneurizmi.

Shumë specialistë të mjekësisë e përkrahin këtë opinion, duke përfshirë edhe profesorin e psikologjisë Gregrory Miller.

Në vitet e kaluara, profesori Miller dhe kolegët e tij kanë studiuar gjithmonë marrëdhënien mes presionit shpirtëror dhe gjendjes shëndetësore, si dhe shkëmbimet mes tyre.

Për personat me ambicje të fortë dhe arritje të shkëlqyera çfarë ndikimesh mund të kenë ambicjet në shëndetin e tyre? Grupi studjues i profesor Miller-it zbuloi dëmtimet që i sjell shëndetit të njeriut ambicja e fortë dhe vetëkontrolli i tepruar. Në bazë të këtij rezultati, ata vunë në dukje lidhjen mes vetëkontrollit të tepërt dhe gjendjes së keqe shëndetësore te të rinjtë. Në krahasim me personat impulsive, por pa ambicje, njerëzit me vetëkontroll të fortë përballen me tension më të lartë të gjakut, nivel të lartë yndyre në gjak etj.

Studimi ka përfshirë të rinj dhe fëmijë nga familje të varfëra si dhe familje me një prind. Kujdestari i fëmijës ka pranuar që fëmija të ndjekë vetëm studimet e mesme. Këto familje mbijetojnë në sajë të ndihmave ekonomike qeveritare. Miller shpjegon në studimin e tij se “këta fëmijë janë rritur në kushte shumë të vështira familjare, por me gjendje e shëndetshme psikologjike. Por ndonëse ata janë vetëm mbi 20 vjeç qelizat e trupit të tyre janë më të plakura se mosha aktuale.”

Ky fenomen lidhet me një opinon, që thuhet se presioni afatgjatë psikologjik do të ndikojë procesin e metabolizmit të pjesëve të ndryshme trupore, duke shkaktuar shumë sëmundje në mënyrë të pandërgjegjshme. Në të kundërtën, shumica e personave me disiplina të forta në grupin e dobët nuk u bënë “persona të suksesshëm”, prandaj trupi i tyre nuk pësoi ndikimet negative. Profesori Miller thotë se: “studimet tona tregojnë se vetëkontrolli dhe disiplina mund të na sjellin arritje pozitive, por nga ana tjetër të dëmtojnë shëndetin .”

Vetëkontrolli dhe disiplina e tepërt dëmton shëndetin:

Përse personat me vetëkontroll të tepërt në kushte jo të mira sociale dhe ekonomike ngarkohen nga presioni i madh psikologjik? Lidhur me këtë ka disa shpjegime.

Së pari, këta persona harxhojnë shumë energji në kërkim të suksesit. Çdo sukses arrihet me përpjekje të mëdha fizike, mendore dhe psikologjike. Nëse një individ i përket një shtrese shoqërore të varfër, të paarsimuar apo edhe një rajoni të tillë rruga e tij drejt suksesit do të jetë shumë më e vështirë se sa e të tjerëve. Në studimet shkollore aim und të përballet me mungesë fondesh apo mësuesish të kualifikuar. Prindërit emkptij individi nuk kanë parësore kulturën apo karrierën e ardhëshme të fëmijës por ushqimin e tij. Familja e këtij individi nuk është në gjendje të paguajë kurse jashtëshkollore, siç veprojnë familjet e shtresës së mesme apo të pasur. Nëse një i ri i kësaj shtrese shoqërore dëshiron të hyjë një universitet të mirë ashtu si fëmijët e të pasurve atij i duhen shumë shpenzime ekonomike por dhe më shumë kohë dhe energji.

Kur një individ i tillë arrin me sukses në universitete të njohura apo vende pune në kompani të mëdha ai e ndjen më shumë se të tjerët konkurrencën. Këta individë duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të kapërcyer sfida të shumta, duke zbatuar kudo një disiplinë të rreptë. Për shkak se ata fokusohen më shumë te arritja e suksesit, shpërfillin anët e tjera të jetës shoqërore. Krahasuar me këta individë, të tjerët, që i kanë mundësitë ekonomike janë tipa më socialë, e jetojnë më shumë jetën shoqërore dhe miqësinë me të tjerët.

Së dyti, këta individë janë “ndryshe nga të tjerët” pasi gjithë kohës ndodhen nën presion. Përveç diskriminimeve dhe përjashtimeve, ata përballen dhe me konkurrencën e ashpër në vendin e punës si dhe duhet të përshtaten me familjen e tyre të origjinës.

Një dukuri e tillë sipas studimit vërehet dhe në grupet e emigrantëve të cilët bëjnë përpjekje të jashtëzakonëshme për tu përshtatur në vendet e pritjes, në punë apo shkollë.

Si zgjidhet dilema mes vetëkontrollit dhe shëndetit?

Të përballur me kontrastin mes vetëkontrollit të tepërt dhe shëndetit, disa individë që u përkasin shtresave të varfëra shoqërore kanë presion më të madh.

Ja disa sugjerime për të asgjësuar eliminuar ndikimin negative të vetëkontrollit dhe disiplinës së tepërt.

1. Balanconi kohën e punës dhe të pushimit. Të rinjtë nga shtresat e varfëra pavarësisht përpjekjeve për të arritur sukses në shkollë apo punë, duhet të gjejnë kohë edhe për jetën shoqërore. Ata duhet patjetër të bëjnë pushim aktiv pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për të rritur efikasitetin e mësimit dhe punës.

2. Fokusohuni në ndikimet pozitive

Megjithëse individët nga shtresat e varfëra mund të përballen me diskriminime, ata mund të fitojnë më shumë përvoja të çmuara të jetës në diversitet. Ata mund të njohin dhe të analizojnë arsyet e varfërisë dhe mund të ndihmojnë në mënyrë praktike të varfërit. Ata mund të gëzojnë respekt dhe dashuri të madhe në familje dhe në grupin e tyre shoqëror.

Në karrierën e tyre këta individë mund të mësojnë njohuri dhe veprime të mirësjelljes, si dhe të përfitojnë më shumë të ardhura ekonomike. Përvoja e tyre në rrugën drejt suksesit do të gëzojë respektin e familjes por dhe të mbarë shoqërisë. (Xu Guang)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit