6.6 C
Pristina
Monday, December 5, 2022

Trimëroje dhe motivoje vazhdimisht fëmijën tënd

Më të lexuarat

Trimëroje dhe motivoje vazhdimisht fëmijën tënd
Fëmijët zakonisht i duan lavditë dhe mburrjen me ta dhe kjo vepër ka ndikim të madh tek ata për të ecë përpara drejt veprave të larta. Kështu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i edukonte shokët e tij. 
 
Tregime që tregojnë rëndësinë e trimërimit dhe motivimit për të ecë përpara: 
1- Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, doli para njerëzve dhe i inkurajoi për luftë duke thënë: 
“Pasha Atë që në Dorën e Tij është shpirti i Muhamedit, secili njeri që lufton sot kundër tyre dhe vritet si durimtar, duke shpresuar shpërblimin, përball armikut dhe duke mos ia kthyer shpinën, do ta fus Allahu në xhenet”. 
Këtë e dëgjoi Umejr ibën El-Humami nga fisi Benu Seleme, i cili në dorë kishte disa hurme për ti ngrënë, e tha: behin, behin. Mes meje dhe xhenetit ka mbetur veç vrasja ime nga dora e tyre?! 
I hodhi hurmat dhe morri shpatën dhe luftoi derisa u vra në këtë betejë, Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me te. (shiko: “El-Bidajetu Ven-Nihajetu”, 3/276). 
2- Hansa u tha katër djemve të saja para betejës së Kadisijes : 
“Bijtë e mi. Keni hyrë në fenë Islame dhe i jeni përulë mësimeve të kësaj feje, jeni shpërngul (hixhret) me dëshirë. Pasha Atë që ska zot tjetër veç Tij, jeni bijtë e një babe dhe një nëne, soji dhe fisi juaj nuk është ndryshuar. Dijeni se shtëpia e ahiretit është më e mirë se shtëpia e dynjasë, andaj “duroni, qëndroni, mobilizohuni dhe keni frikë Allahun nëse doni të shpëtoni”. Nëse shihni se ka filluar beteja dhe është skuqur zjarri, futuni në betejë dhe luftoni, do të fitoni plaçkën dhe nderin në shtëpinë e qëndrimit të përhershëm. 
Kur filloi beteja të gjithë u vërsulën sikur luaj dhe plotësuan dëshirën e nënës së tyre deri u vranë të gjithë një pas një. 
Kur ia sollën lajmin nënës ajo tha: 
“E falënderoj Allahun që më nderoi me vrasjen e tyre dhe shpresoj prej Allahut se do të më bashkojë me ta në vendin ku qëndron Mëshira e Tij”. (Shiko: “Salahul-Ymeti”, Sejjid Afani, 7/ 174). 
 
______ 
Quhet Hansa bintu Amër, poete e njohur dhe kishte ardhë me popullin e saj te Pejgamberi, sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem, dhe kishin pranuar fenë Islame. 
Beteja e Kadisijes nodhi në vendin Kadisije që gjindet në Irak me datë 13-16 Shaban të vitit 15 sipas hixhretit ose vitit 635 sipas lindjes së Isait, alejhisselam. Myslimanët kishin 30000 ushtar kurse persianët 120000, myslimanët udhëhiqeshin nga Sad ibën Ebi Vekasi, kurse persianët nga Rustem Ferehzati. 8000 të vrarë nga ana e myslimanëve dhe 30000 nga ana e persianëve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit