3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është afër përfundimi i luftës?!

Më të lexuarat



Nëse më pyet: A shpreson që lufta të përfundojë nesër?

Të them: Shpresoj të mbarojë që sot!

Populli në Gaza është i rraskapitur edhe nëse i lëpin plagët!

Qëndresa është gjakosur shumë, edhe nëse nuk është gjunjëzuar dhe nuk do t’i gjunjëzohet askujt veç Zotit!

Por jeta bazohet në fakte, jo në dëshira!

Kjo luftë është qartazi jashtë dorës së të gjithëve dhe se është dora e Zotit që e drejton atë, i cili, nëse donte që të dy grupet të takoheshin, i bashkoi ata pa vendimin e tyre paraprak!

Në Bedr, muslimanët dolën duke dashur karvanin, kurse kurejshët dolën duke dashur ta shpëtonin atë, por Zoti deshi diçka tjetër përveç kësaj dhe ndodhi!

Në ditën e Kalimit të lavdishëm, dolën batalionet fitimtare (batalionet e Kassamit) , që kërkonin “divizionin e Gazës” (njësitin ushtarak izraelit), në një luftë që sipas tyre nuk do të përfundonte për tre ditë, por përfundoi në dy orë! I gjetën vendbanimet të hapura para tyre, kështu që shkelën të gjitha shtëpitë!

“Mongolët e rinj” (ushtria izraelite) erdhën me të gjitha kapacitetet e tyre ushtarake, me mirkavat 9tankset më të sofistikuara gjer më tani) e tyre për të shpëtuar reputacionin e ushtrisë së tyre, por Brigadat e Krenarisë i mundën në tokën e Gazës!
Ne nuk prisnim që ata të shembenin kaq shpejt, as ata nuk prisnin që ne të qëndronim kaq të palëkundur, andaj Lavdi atij që i bëri ushtarët e Tij fitimtarë!
Kësaj radhe mund të thuhet se të gjithë kanë në dorë një projekt-marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që është më e plota dhe më e pjekura, por në mbretërinë e Zotit do të ndodh vetëm ajo që Ai dëshiron, pavarësisht se si njerëzit përpiqen të veprojnë kundër këtyre dëshirave të Zotit!
Mos i inkurajoni banorët e Gazës se fundi i luftës po afron, sepse zhgënjimi pas përfundimit e shkatërron durimin!
Mos i bëni presion rezistencës duke menduar se jeni duke ia dëshiruar të mirën asaj, edhe nëse projektmarrëveshja shembet, që të duket sikur ajo është që nuk dëshiron ta ndalë luftën! Ajo e dëshiron shumë këtë, por nuk do të tradhtojë gjakun dhe sakrificat e njerëzve!


Ajo që propozohet nuk i fshihet askujt, Biden e ka thënë në komunikim të drejtëpërsëdrejti, përveçse pjesa tjetër e detajeve që diskutohen në korridore të ngushta me ndërmjetësuesit aty-këtu.
Ajo që propozohet plotëson shumë nga kërkesat e rezistencës, kjo është e vërtetë. Dhe është gjithashtu e vërtetë që ata janë në pritje të përgjigjes së saj, por e vërteta është se topi tani nuk është në fushën e rezistencës dhe as në fushën e forcave okupatore, është në oborrin e një personi, Netanyahu, i cili do ta siguroje të ardhmen e tij. Ai për të mbajtur qeverinë e tij duhet t’i nënshtrohet të djathtës ekstreme, të cilët janë të gjithë ekstremistë natyrisht, veçanërisht Simotrich dhe Ben Gvir! Kjo është diçka që opozita e brishtë në shtetin pushtues e di, gjë që e shtyu Lapidin t’i ofronte mbrojtje Netanyahut nëse ai pranon marrëveshjen dhe Ben Gvir dhe Simotrich tërhiqen nga qeveria!
Lëvizja e shpejtë diplomatike në orët e fundit është për shkak se Amerika është e tmerruar nga kuptimi i popullit të saj për realitetin e konfliktit mes nesh dhe pushtimit dhe për lëvizjen studentore në universitetet e saj!
Ajo që ndodh në Amerikë nuk qëndron në Amerikë, kjo tanimë është një aksiomë politike!
I gjithë rendi botëror kërcënohet me shembje.
Kjo luftë ka dëshmuar se Gaza është më e madhe se sa mendonim se ishte! Madje edhe më e madhe se sa mendonte ajo vet për veten e vet!

Amerika ka llogaritjet e saj elektorale


Për mendimin tim, ajo ka llogaritje më të tmerrshme se kjo.
Sistemi federal amerikan nuk është aq solid sa duket nga jashtë. Amerika, herët a vonë, do të shpërbëhet dhe shtetet përbërëse të federatës amerikane do të bëhen shtete dhe Zoti do bëjë që ata të shijojnë goditjen e njëri-tjetrit!
Tani afër Amerika i mbijetoi përpjekjes për shkëputje të Teksasit dhe mund t’i shpëtojë edhe asaj që do të rezultojë me dënimin dhe ndalimin e Trump nga zgjedhjet, ose edhe mund të mos e mbijetojë!
E rëndësishme është që të gjithë, përfshirë edhe vetë politikanët amerikanë, e dinë se kjo ditë do të vijë dhe mund të jetë së shpejti!


Ekziston një Zot që i solli gjërat deri në këtë pikë për shkak të një urtësie që Ai e di.
Personalisht, pres të ndodhë diçka që nuk është në mendjen e askujt, as në llogaritjen e askujt, as tonin, as agresorit izraelit, e as në mendjen e Amerikës!
Diçka e ngjashme me fortunës që kapi aleancën idhujtare në ditën e Betejës së Hendekut e fortuna ka shumë forma! Ndaj o Zot!


Ed-hem Sharkavi / Gazeta Al-Watan Katariane

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit