1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jemenasit këmbëzbathur rrëzojnë dronin amerikan 30 milionë dollarë

Më të lexuarat

Çfarë është MQ-9 Reaper, ky “trofe lufte” për huthinjtë?

Huthët e Jemenit rrëzuan një tjetër dron amerikan MQ-9 Reaper, droni i gjashtë i fuqishëm amerikan u rrëzohet që nga tetori i vitit të kaluar.

Dronët e katërt dhe të pestë MQ-9 Reaper u rrëzuan më 17 dhe 21 maj. MQ-9 Reaper vlen rreth 30 milionë dollarë.

Uashingtoni dhe Londra kanë zhvilluar një fushatë sulmesh ajrore kundër Jemenit që nga janari në përgjigje të operacioneve detare pro-palestineze të nisura nga huthinjtë në nëntor të vitit të kaluar.

Forcat e armatosura të Jemenit njoftuan në një deklaratë më 29 maj se kishin shënjestruar gjashtë anije në tre dete të ndryshme, duke përdorur si raketa ashtu edhe drone. Tre anije u goditën në Detin e Kuq, dy të tjera amerikane u goditën në Detin Arabik, ndërsa një cisternë nafte u godit në Detin Mesdhe.

Çfarë është MQ-9 Reaper?

MQ-9 Reaper është një mjet i madh ajror pa pilot i prodhuar nga prodhuesi ushtarak General Atomics.

Ai kontrollohet nga distanca nga një ekip me dy persona, i përbërë nga një pilot dhe një anëtar i ekuipazhit, i cili drejton sensorët dhe drejton armët.

Droni është 11 metra i gjatë dhe ka një hapje krahësh mbi 22 metra.

Forca Ajrore Amerikane deklaron se përdoret kryesisht si një “mjet për mbledhjen e inteligjencës”, ndërsa tregon për “aftësinë e tij unike për të kryer sulme precize kundër objektivave me vlerë të”.

Ky dron mund të mbajë deri në 16 raketa Hellfire, që është e barabartë me kapacitetin mbajtës të një helikopteri Apache.

MQ-9 Reaper, si dronët e tjerë, mund të fluturojë në një lartësi prej 15 kilometrash dhe ka aftësinë të rri pezull mbi një objektiv për rreth 24 orë, duke e bërë atë të dobishëm për misionet e mbikqyrjes.

Më e rëndësishmja, e gjithë kjo po ndodh ndërsa ekuipazhi që e drejton mbetet i vendosur në SHBA, jashtë rrezikut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit