3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dënimi nr. 2 i një prifti pervers që hiqej si i virtytshëm

Më të lexuarat

Rasti në Britani i një “djalli nën raso”, sërish në burg për vesin e ulët

Një ish-prift katolik i dënuar për abuzim seksual me katër djem nga mosha 5 deri në 11 vjeç në vitet 1970 dhe 1980 u dënua së fundmi me 31 muaj burg nga një gjykatë në Londër.

James Murphy, me origjinë nga Cork, Irlandë, u deklarua fajtor shkurtin e kaluar. Sipas Irish Examiner, ish-prifti 77-vjeçar ishte dënuar më parë në vitin 2000 për sulm seksual ndaj pesë djemve ndërsa ishte klerik në Mbretërinë e Bashkuar. Pas vuajtjes së dënimit prej 30 muajsh, ai u kthye në Cork, por natyrisht që u rrëzua nga Dioqeza lokale.

Hetimi më i fundit nga autoritetet u nis nga ankesa e paraqitur nga një tjetër viktimë e klerikut pervers në vitin 2019. Autoritetet britanike zbuluan se ai kishte abuzuar edhe me fëmijë të tjerë në kohën kur shërbente në një kishë në Sydenham, në zonën më të madhe të Londrës, por që konsiderohej nga komuniteti vendas si një klerik i respektuar.

Policia mblodhi deklaratat e viktimave, dëshmitë e ekspertëve dhe udhëtoi në Cork dy herë gjatë pandemisë për të marrë në pyetje Murphy-n. Sipas shkresave të çështjes, 77-vjeçari u deklarua fajtor për tre akuzat e abuzimit kur u përball me provat, por mohoi të ketë abuzuar me viktimën e katërt. Hetimi vazhdoi pasi u gjykua e rëndësishme të dëgjohej historia e viktimës së katërt në gjykatë dhe të vërtetohej fajësia e Murphy-t pa asnjë dyshim.

Në gjyqin e fundit, një nga viktimat i tha gjykatës se ajo ishte abuzuar kur ishte 10 vjeçe, por ishte detyruar nga autoritetet e kishës në Londër të takonte përdhunuesin e saj “për ta falur”. Një tjetër viktimë e përshkroi Murphy-n si një njeri jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili u paraqit si një prift i virtytshëm. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit