3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Më të lexuarat

“Ky akt flagrant hakmarrjeje është një tregues i qartë se Google vlerëson kontratën e tij prej 1,2 miliard dollarësh me qeverinë dhe ushtrinë gjenocidale izraelite më shumë se sa punëtorët e vet”, tha grupi “No Tech For Apartheid”

 

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California dhe New York City, duke protestuar ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin, transmeton Anadolu.

Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur “No Tech For Apartheid”, i cili protestonte kundër Projektit Nimbus, një kontratë 1,2 miliard dollarëshe me Izraelin, Google dje shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

“Këtë mbrëmje, Google pushoi pa dallim mbi 20 punëtorë, përfshirë ata mes nesh që nuk morën pjesë drejtpërdrejt në protestat historike 10-orëshe të djeshme”, thuhej në një postim në X nga grupi “No Tech For Apartheid”.

Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një shkrim dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë, ku shtohet:

“Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës”.

Në një përgjigje, “No Tech For Apartheid” e dënoi veprimin, duke e quajtur atë një “akt flagrant hakmarrjeje”.

“Ky akt flagrant hakmarrjeje është një tregues i qartë se Google vlerëson kontratën e tij prej 1,2 miliard dollarësh me qeverinë dhe ushtrinë gjenocidale izraelite më shumë se sa punëtorët e vet”, tha grupi.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe California, njoftoi grupi në X.

Protestat përkojnë gjithashtu me ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, ku nga 7 tetori janë vrarë pothuajse 34 mijë persona.

Pushimet nga puna, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave, kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë.

– Projekti Nimbus

Nimbus përfshin një sistem cloud dhe sistem të mësimit artificial që mundëson ruajtjen, mbledhjen, analizën, identifikimin e motiveve dhe veçorive nga të dhënat dhe parashikimin e të dhënave dhe motiveve të mundshme.

Një kontratë 1,2 miliard dollarë për projektin u nënshkrua në prill 2021 midis Izraelit dhe kompanive Google dhe Amazon.

Izraeli njoftoi në prill 2021 se Google dhe Amazon fituan tenderin masiv shtetëror, duke lejuar Izraelin të krijojë qendrat e tij lokale të serverëve të ruajtjes së cloud.

Sistemi mund të mbledhë të gjitha burimet e të dhënave të ofruara nga Izraeli dhe ushtria e tij, duke përfshirë bazat e të dhënave, burimet dhe madje edhe burimet e vëzhgimit të drejtpërdrejtë si kamerat e rrugëve dhe të dronëve.

Kritikët argumentojnë se projekti mund të ndihmojë Izraelin të vazhdojë sistemin e tij të shtypjes të ngjashëm me aparteid, pjesë e së cilit janë dominimi dhe veçimi i popullit palestinez.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit