Pyetja:
Në vendin tonë është bërë traditë që fëmijëve të vegjël t’u jepen para simbolike, qoftë për Fitër Bajramin apo Kurban Bajramin, që ne e quajmë “dhurata e bajramit” në mënyrë që të gëzojnë. A konsiderohet kjo si risi në fe, apo nuk ka problem dhënia e tyre?
***
Përgjigjja:
Lavdatat i takojnë vetëm Allahut. Nuk ka problem në dhënien e kësaj dhurate, përkundrazi kjo është nga zakonet e mira. Gëzimi i muslimanit, i madh apo i vogël qoftë, është prej gjërave që sheriati ka nxitur. Allahu jep sukses, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin ﷺ, familjen e tij dhe shokëve të tij”.
Komisioni i përhershëm i fetvave dhe studimeve akademike: 26/247.
Shejh Abdulaziz ibn Baz, shejh Abdulaziz Ali Shejh, shejh Salih Feuzan, shejh Beker Ebu Zejd
Përktheu: Ylli Rama
The post A lejohet dhënia e parave në Bajram fëmijëve si dhuratë? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.