-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Macron kërkon nga Vuçiç atë që presidenti serb s’mund ta bëjë…

Më të lexuarat

Banjska, këmbëngulje franceze për hetim e ndëshkim nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, i cili para Pallatit Elysee është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me nderimet më të larta shtetërore dhe me praninë e Gardës së Republikës.

Në një fjalim të përbashkët, Macron tha se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit evropian. Ai theksoi se ky është kuptimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, të lidhur pak më shumë se një vit më parë, duke thënë se Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të Bashkimit Evropian.

“Secila palë duhet të kontribuojë, dhe në këtë kuptim dua të mirëpres gjestin e bërë nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej. E di që jeni gati dhe e përsëritët gjatë bisedës sonë të përbashkët në Bruksel”, tha Macron, transmeton Tanjug.

“Për mua kjo rrugë është e nevojshme. Është e nevojshme që, nga njëra anë, përgjegjësit për sulmin në Banjska vjeshtën e kaluar të sillen para gjykatave për t’u përgjigjur për veprimet e tyre. Duhet bërë gjithçka që një dramë e tillë të mos përsëritet”, ka shtuar ai.

“E ardhmja e Serbisë është në BE”

Integrimi evropian i Serbisë, theksoi presidenti francez, është në interes të përbashkët.

“Jam i bindur se Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e autonomisë strategjike të Bashkimit Evropian. Tashmë po e bëni dhe nesër do ta bëni me zhvillimin tuaj industrial”, tha Macron.

Ai tha se Serbia nuk duhet të dyshojë se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian.

“Është një zgjedhje strategjike që duhet konfirmuar, e dini sa e rëndësishme është për ne. Integrimi në BE vjen nga e kaluara e përbashkët dhe vlerat e përbashkëta. Ne duhet të ecim përpara së bashku, të përmbushim premtimet tona dhe të mos humbasim këtë moment të rëndësishëm”, tha Macron.

Ai tha se Serbia duhet të vazhdojë të demonstrojë konkretisht zgjedhjen e saj, duke e harmonizuar politikën e saj të jashtme më afër me atë të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Plani i Rritjes evropiane i miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor shërben për të ndihmuar vendet e rajonit të “kapërcejnë konfliktet e së kaluarës”, të vazhdojnë reformat e brendshme dhe të rrisin konkurrencën e ekonomive të tyre.

 Vuçiç për kërkesën mbi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Nga ana tjetër, Vuçiç tha se ka ardhur për të biseduar me Macron për të gjitha çështjet e rëndësishme, si dhe për situatën gjeopolitike, duke thënë se do të dëshironte të bisedonte me Macron edhe për Këshillin e Evropës sonte.

“Ju thatë se të dyja palët kanë bërë diçka. Nëse nuk do ta kishit përmendur, nuk do të kisha folur për të. Të dyja palët nuk bënë asgjë, njëra palë nuk bëri asgjë”, tha Vuçiç, duke shtuar se “çështja e dinarit është çështje e fatit të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”.

“Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, Serbia tashmë ka përmbushur tri gjëra, ndonëse nuk është dashur të bëjë asnjërën prej tyre. Ka pasur një marrëveshje dhe të gjithë kemi biseduar se para së gjithash duhet të plotësohet ZSO, e cila nuk është lëvizur nga ngërçi”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit