3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Koha kur jepet Sadaka-Fitrit? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Koha e Sadaka-Fitrit

Pyetje:  A mund të jepen fitrat në mes të Ramazanit?

Përgjigje: Sadekatul-fitri, apo siç njihet ndryshe tek ne “fitrat” jepet për të shprehur falënderim ndaj Allahut, për t’u pastruar nga të metat që janë shfaqur gjatë Ramazanit dhe për t’u garantuar të varfërve ushqimin në ditën e Bajramit, në mënyrë që të mos lypë askush, të paktën për atë ditë, por të ketë mundësi çdo kush të gëzojë.

     Sadekatul-fitri është një lëmoshë e cila jepet në fund të muajit Ramazan e deri para namazit të Bajramit. E rëndësishme është që të mos jepet pas namazit të Bajramit, përndryshe nuk do të quhej më Sadaka-fitri, por lëmoshë e zakonshme. Prej sunetit profetik është që Sadaka-Fitri të jepet para faljes së namazit të Bajramit.

       Ndërkohë shikojmë nga praktika e sahabëve nxjerrjen e Sadaka-Fitrit një apo dy ditë para. Gjithashtu ka mendime Të dijetarëve të cilët e lejojnë dhënien e Sadaka-Fitrit në fillim apo në mes të Ramazanit, madje dhe para tij, por më e mira është të zbatohet suneti profetik dhe vepra e sahabëve.

Komisioni i Pyetjeve & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit