2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A është varri stacioni i fundit(banesa e fundit) i njeriut?

Më të lexuarat

A është varri stacioni i fundit i njeriut?

Varri është stacioni i parë. Shejkh Uthejmin rahimehullah thotë se prej gabimeve të cilat i veprojnë njerëzit, është kur thonë “e përcollëm filanin për në banesën e fundit”. Madje, ai thotë se kjo fjalë në kuptimin sipërfaqësor është kufër/mohim ngase varri nuk është banesa e fundit, por ka “banesa” të tjera pas tij, është xheneti dhe xhehenemi. Varri është fazë kalimtare. Allahu thotë: “Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar…” si: rivaliteti për shtuar pasurinë, famën, pushtetin etj., kjo është natyrë e njeriut, përveç atë të cilin e ka mëshiruar Allahu dhe ia ka mundësuar pajisjen me besim, i cili nuk mashtrohet pas këtyre gjërave të kësaj bote, është natyrë e njeriut të preokupohet dhe të shtojë/grumbullojë sa më shumë prej gjërave të kësaj bote. Vazhdon ajeti: “…derisa të shkoni në varre.” (Tekathur 1-2). Aty njeriu e sheh se cili është realiteti dhe se nuk ia ka vlejtur preokupimi ndaj jetës së kësaj bote, por duhej të përgatitej për ahiretin, për ditën e vendosjes në varr. Një nga beduinët, kur e ka lexuar këtë ajet (“derisa të shkoni në varre”), është shprehur: “Ai që viziton një vend, nuk qëndron përgjithmonë aty”. Andaj, ne i vizitojmë varret, por nuk do të qëndrojmë përgjithmonë aty, do kalojmë pastaj ose në xhenet ose në xhehenem.

Hoxhë Lulzim Perçuku
https://udhezimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit