Ushtria sioniste, gati për sulm ndaj Rafahut pa asnjë limit moral
Anëtari i kabinetit të luftës Benny Gantz kërcënoi të dielën se do të sulmojë qytetin Rafah gjatë Ramazanit, muajit të agjërimit musliman, nëse të burgosurit e mbajtur nga Hamasi nuk lirohen.
“Unë e them këtë shumë qartë: Hamasi ka një zgjedhje. Ata mund të dorëzohen, të lirojnë pengjet dhe në këtë mënyrë njerëzit e Gazës mund të festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit,” tha Gantz në konferencë.
Ushtria izraelite planifikon të nisë një sulm tokësor në Rafah, shtëpia e më shumë se 1.4 milionë banorëve që kërkojnë strehim nga lufta, për të mposhtur atë që Tel Aviv i quan “batalione të mbetura të Hamasit”. Palestinezët kanë kërkuar strehim në Rafah pasi Izraeli i akuzuar për gjenocid ka sulmuar pjesën tjetër të enklavës që nga 7 tetori.
Gantz, një ish-ministër i mbrojtjes, tha se pushtimi i Rafahut do të ndodhte në koordinim me “partnerët tanë amerikanë dhe egjiptianë për të minimizuar viktimat civile”, sipas The Times of Israel.
“Bota duhet ta dijë, dhe liderët e Hamasit gjithashtu duhet ta dinë – nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi, luftimet do të përhapen në zonën e Rafahut,” shtoi ai.
Ramazani, muaji më i shenjtë në kalendarin islam, fillon më 10 mars.
Hamasi besohet se mban më shumë se 130 të burgosur izraelitë pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor. Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid. Megjithatë, forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Rripin e Gazës.
Të paktën 28,985 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. /tesheshi.com/