2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Udhëtimi me Mus’haf (Kur’an) në vendet jo muslimane!

Më të lexuarat

Udhëtimi me Mus’haf (Kur’an) në vendet jo muslimane!

Pyetja:

Kjo pyetje është nga Seid Mahmud, në realitet pyetja e tij është e pa kuptueshme, ku thotë: “A lejohet bartja e Kur’anit fisnik tek ndonjë vend i largët, cili është gjykimi për këtë, Allahu ju dhëntë suskes?”

Përgjigja:

Mbase ka për qëllim me vendin e largët, vendet e kufrit (jo muslimanë)!?

Moderatori: “Po, kjo mund të jetë për qëllim!”

Shejhu: “Ne, themi që nuk ka të keqe që njeriu ta bartë me vete Kur’anin për tek vendet jo islame. Sepse, këtë e kanë pohuar si ndalesë udhëtimin me Kur’an në vendet ku zhvillohet luftë dhe pastaj ka frikë që këta armiq ta kapin Kur’anin dhe të abuzojnë me të. Kurse vendet që mes tyre dhe vendit tënd kanë marrëveshje ashtu siç njihen tani marrëveshjet mes shteteve, nuk ka të keqe që njeriu ta merr me vete librin e Allahut që ta lexojë për vete dhe t’ua lexojë të tjerëve nga jo muslimanët atje dhe pastaj të kenë dobi të gjithë! Allahu është Dhurues i Suksesit!

| Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë! https://binothaimeen.net/content/13448
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit