1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dinari serb, zëdhënësi i KE-së: Kosova nuk është kritikuar për vendosjen e euros si valutë të vetme, por për vendimin pa konsultime paraprake

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.

Mamer në një konferencë për media u pyet pse duhet të kritikohet Kosova për përdorimin e euros si valutë e vetme zyrtare dhe vendimi i një institucioni të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas tij, ka institucione, si shkolla edhe spitale që iu duhet të kenë kohë për t’u përgatitur.

Lidhur me këtë shkurt foli edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të sigurisë, Peter Stano.

Ai tha se nuk ka të bëjë asgjë me euron, por me mënyrën qysh është miratuar, impaktin dhe rrezikun. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit