-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kabinetit izraelit të luftës i paraqitet draft-marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza

Më të lexuarat

Në fazën e parë planifikohet të lirohen 35 pengje izraelite, përfshirë gra, të sëmurë, të plagosur dhe të moshuar, në këmbim të një armëpushimi 35-ditor

Drejtori i agjencisë së inteligjencës së jashtme të Izraelit, Mossad, David Barnea prezantoi në kabinetin e luftës draft-marrëveshjen lidhur me një armëpushim të përkohshëm dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës, ku katastrofa humanitare është thelluar me sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të televizionit izraelit “Channel 12”, Barnea paraqiti në kabinetin e luftës një draft-marrëveshje me 9 faza, sipas të cilit të gjitha pengjet izraelite në Rripin e Gazës mund të lirohen.

Në fazën e parë planifikohet të lirohen 35 pengje izraelite, përfshirë gra, të sëmurë, të plagosur dhe të moshuar, në këmbim të një armëpushimi 35-ditor.

Në fazën e dytë, parashikohet që armëpushimi të zgjatet edhe për një javë për vazhdimin e bisedimeve dhe të zhvillohen negociata për lirimin e personave dhe pengjeve meshkuj të cilët konsiderohen nga Hamasi si luftëtarë.

Lajmi nuk përfshin detaje se sa të burgosur palestinezë do të lirojë Izraeli nga burgjet e tij. Pretendohet se Hamasi ka kërkuar lirimin e figurave kryesore palestineze që janë simbol ndërsa përkundër kësaj Tel Avivi dëshiron të lirojë pengje me “profil më të ulët”.

Pretendimi se Hamasi në fazën e parë do të kërkojë personat e marrë peng pas 7 tetorit

Në lajmin e televizionit Al Arabiya me qendër në Dubai thuhet se Hamasi nuk ka dhënë “miratim përfundimtar” për propozimin e armëpushimit të bërë në Paris.

Pretendohet se Hamasi në fazën e parë në vend të të burgosurve palestinezë të nivelit të lartë do të kërkojë lirimin e të burgosurve palestinezë të dërguar pas hekurave pas 7 tetorit 2023.

Hamasi refuzon pretendimin se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje

Sipas mediave libaneze, zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan duke refuzuar pretendimet se një armëpushim do të nënshkruhej të shtunën ka deklaruar se kanë “rezerva të gjera” në lidhje me propozimin e paraqitur.

Duke folur për kanalin Al-Meyadin me bazë në Liban, Ali Bereke, një nga emrat e nivelit të lartë të Hamasit tha se “ata po shqyrtojnë propozimin, do të konsultohen me aleatët dhe palët e tyre bashkëbiseduese dhe do të vendosin në një periudhë më pak se një javë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit