-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A ka sunete ikindia, para apo pas? A ka argumente për këtë?

Më të lexuarat

Pyetje: A ka sunete ikindia, para apo pas? A ka argumente për këtë?

Përgjigje: Përsa i përket suneteve para farzit të ikindisë, përcillet një hadith ku Profeti (alejhissalatu uesselam) thotë: Allahu e mëshiroftë atë person që fal para (farzit të) ikindisë katër rekate.” Transmetuan Ebu Davudi, nr.1271, Tirmidhiu, nr.430 dhe të tjerë.

Shumica e dijetarëve nuk e konsiderojnë këtë namaz para farzit të ikindisë si sunet të fortë dhe nuk është namaz që Profeti (alejhissalatu uesselam) i ka dhënë rëndësi sikur sunetet e drekës apo të sabahut, por ka porositur në formë tjetër, për këdo që ka dëshirë.

Pra, nuk futet te namazet sunete që falen në formë sistematike sikur sunetet e tjera, për të cilat Profeti (alejhissalatu uesselam) thotë: “Kush fal 12 rekate namaz gjatë ditës dhe natës, do ti ndërtohet një shtëpi në xhenet.” Transmetoi Muslimi, nr.728.

Ndërsa përsa i përket suneteve pas namazit farz të ikindisë, nuk ka argument që specifikon diçka të tillë. Kurse transmetimet që tregojnë se Profeti (alejhissalatu uesselam) ka falur namaz, kanë qenë sunetet e namazit të drekës, për shkak se ka qenë i zënë, dhe nuk konsiderohen aspak sunete të ikindisë apo të konsiderohen sunete të harruara që janë lënë pas dore, siç mund të keqkuptohet nga disa muslimanë.

Argument për këtë është hadithi profetik, ku nëna e besimtarëve, Ummu Selemeja, kur pa Profetin (alejhissalatu uesselam) duke falur dy rekate pasi ishte falur namazi i ikindisë, e pyeti dhe ai iu përgjigj: “Më erdhën disa njerëz nga fisi Abdu Kajs dhe më preokupuan nga falja e dy suneteve pas namazit të drekës, pra janë ato dy rekate (që fala).” (Buhariu, nr.23 113 & Muslimi, nr.834834)

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH-së.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit